11 April 2024, 20:53
Nga DOSJA
ANGLI - Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje.
Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e fundit të merkatos dhe tani përballen me një tjetër verë, ku u duhet të punojnë shpejt për të shitur lojtarë, në mënyrë që të respektojnë rregullat financiare.
Lojtarë si Conor Gallagher, Ian Matsen, Marc Cucurella dhe Trevoh Chalobah pritet të lënë “Stamford Bridge” dhe në këtë listë, sipas medias angleze, mund të futet dhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare.
Pas mbërritjes së Christopher Nkunku dhe Nicolas Jackson minutat u kufizuan për Brojën, që për këtë arsye u transferua te Fullhami në janar në formë huazimi.
Në akordin afatshkurtër u përfshinë një sërë klauzolash që të favorizonin aktivizimin e Brojës, por shpërthimi i Muniz ka bërë që sulmuesi shqiptar të luajë shumë pak, ndërkohë që në disa raste ka qëndruar në tribunë.
Pavarësisht aktivizimit të paktë në 2024, Crystal Palace është interesuar për të firmosur me Brojën, teksa media britanike raporton se klubi është gati të ofrojë 20 milionë paundë për sulmuesin shqiptar.
Shumë kjo që konsiderohet e pamjaftueshme nga Chelsea, që vetëm pak kohë më parë kërkonte jo më pak se 50 milionë paundë për futbollistin e rritur në akademinë e bluve të Londrës.
B.T (Dosja.al)
Sport
11 April 2024, 20:07
ARABIA SAUDITE - Georgina Rodríguez është aktualisht një nga femrat më në modë në skenën ndërkomb&eum...
Sport
11 April 2024, 19:51
SPANJE - “Dani Alves ia ktheu 150.000 eurot Neymar (babait) një javë më parë”,- tha avokatja e tij Ines Guardiola, në nj&...
Sport
11 April 2024, 19:39
ANGLI - Imazhet argëtuan shumë mbështetësit e Lille. E publikuar mbrëmjen e së martës, Edon Zhegrovën e shohim të...
Sport
11 April 2024, 19:08
E angazhuar në Conference League mbrëmjen e kësaj të enjte, Fenerbahçe doli në fushë me U19 në Superkupën kund&...
Sport
11 April 2024, 18:35
BELGJIKE - Nuk është barsaletë, por krejtësisht e vërtetë. Në Parlamentin Europian ndodhi edhe kjo. Protagonisti i kët...
Sport
11 April 2024, 17:23
TIRANE - Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datat për ndeshjet e “Final 4”, ku do të përcaktohet ekipi kampion n...
Sport
11 April 2024, 16:56
ANGLI - Një revolucion i vogël do të ndodhë në Premier League sezonin e ardhshëm. Liga Profesioniste Angleze njoftoi kët&eu...
Sport
11 April 2024, 16:26
S.B
ITALI - Ata që nuk mundën të niseshin me tren, për shkak të grevës, morën makinën. Megjithatë, shumë ia...
Sport
11 April 2024, 15:54
SPANJE - Një stuhi e vërtetë shpërtheu në Spanjë pas fjalëve të Mono Burgos në prag ndeshjen ...
Sport
11 April 2024, 15:31
ITALI - Një sulmues shkon, një sulmues qëndron: skenari për të ardhmen e çiftit Osimhen-Kvaratskhelia ishte i qart&...