15 January 2023, 23:22
Nga DOSJA

FRANCE - PSG rikthehet në Ligue 1, këtë herë me humbje kundër Rennes 1-0. Parizienët zhvilluan një lojë shumë të keqe dhe u mundën në ‘Roazhon Park’ ndaj një skuadre kuqezi që i kaloi në të gjitha aspektet e lojës.
Skuadra pariziene nuk e përfshiu Kylian Mbappé në 11-shen e saj fillestare, për të mos thënë aspak befasuese. Ata që ishin aty, ishin dy yjet e tjerë, Messi dhe Neymar. Rennes e nisi lojën me guxim me disa ardhje nga Kalimuendo.
Kuqezinjtë i nisin gjithmonë fuqishëm ndeshjet në ‘Roazhon Park’ dhe tetë fitore radhazi në shtëpi në Ligue 1, e dëshmojnë këtë. Messi u përpoq të tërhiqte skuadrën, por PSG përplasej vazhdimisht me murin e Rennes.
Skuadra vendase filloi të rritet në ndeshje falë paraqitjeve shumë të rrezikshme të Kalimuendo, por një Donarumma shumë i frymëzuar, arriti t’i pengojë goditjet e futbollistit të ri francez, dikur i PSG-së.
PSG nuk u ‘zgjua’ në lojë dhe kur Galtier futi në fushë Mbappé dhe Achraf në minutën e 55-të për t'i dhënë më shumë entuziazëm lojës së ekipit të tij. Por Rennes vazhdoi të rritej dhe Truffert në krahun e majtë shërbeu për Traoré (65’) për të bërë 1-0 për ekipin e Rennes.
‘Roazhon Park’ ka qenë dëshmitar i rikthimit të sulmuesve Messi-Neymar-Mbappé që nuk ishte takuar në një ndeshje që prej 13 nëntorit 2022. Megjithatë, këtë herë treshja ‘magjike’ firmosi një lojë diskrete, shumë gri, në një fushë që është e tmerrshme për PSG-në. Tashmë janë katër ndeshje radhazi pa fitore në Roazhon Park (tre humbje dhe një barazim)
B.T (Dosja.al)
Sport
15 January 2023, 22:29
ARABIA SAUDITE - Nuk ka pasur duel mbrëmjen e kësaj të diele në Riad në finalen e Superkupës së Spanjës. Mjesht&e...
Sport
15 January 2023, 20:19
ANGLI - Tottenham nuk është shumë i mirë në lojë për momentin, domethënë prej disa muajsh, dhe kjo është...
Sport
15 January 2023, 19:46
k.m.
Gerard Pique
SPANJË- Gerard Pique e tha dhe e bëri, duke zgjedhur të shkonte në 'punë' duke drejtuar një Renault Twingo...
Sport
15 January 2023, 19:28
FRANCE - Nantes vazhdoi ngritjen e saj në Ligue 1, duke përfituar nga kriza e Montpellier dhe marrë një fitore në stadiumin Mosson (0...
Sport
15 January 2023, 18:11
FRANCE - Me humbjen e Olympique Lyon të shtunën në stadiumin Groupama kundër Strasburgut (1-2), si pjesë e javës së...
Sport
15 January 2023, 18:04
ANGLI - Evertoni aktualisht është në krizë rezultati, ky klub nuk ka njohur fitore që nga 23 nëntori i vitit të kaluar, ...
Sport
15 January 2023, 17:56
ITALI - Futbollistët e Juventusit përjetuan një pengesë të vërtetë të premten, kur humbën nga Napoli...
Sport
15 January 2023, 17:21
SPANJE - Ndarja mes Gerard Piquè dhe Shakirës vazhdon të përflitet shumë dhe është krejt e logjikshme që të jet&e...
Sport
15 January 2023, 17:28
ANGLI - Nën presionin pas suksesit të Manchester United në derbin kundër Cityt të shtunën (2-1), Newcastle rrëmbeu nj&...
Sport
15 January 2023, 17:20
ANGLI - Gjatë festave të Vitit të Ri në Londër ka ndodhur një incident që ka tërhequr shumë vëmendjen e publik...