12 April 2024, 11:39
Nga DOSJA

ANGLI - Peter Crouch, ish-sulmuesi anglez, zbuloi se ishte ngacmuar nga shokët e ekipit të parë të Tottenham, për shkak të jetës së tij seksuale kur ishte një lojtar i ri.
“Më kujtohet që isha në dhomën e zhveshjes së Tottenhamit, për të marrë këpucët e mia dhe ato më thoshin: “Crouchy, si është jeta jote e dashurisë?” Dhe unë isha aty përballë rreth 20 lojtarëve të ekipit të pare, duke u përgjigjur: 'mirë, asgjë' dhe ata vazhdonin të më thonin: 'a je i virgjër?' Unë thashë: 'po, për momentin'”,- kujtoi ish-lojtari në podcast-in ‘That Peter Crouch’.
“A ke ndonjë të dashur? Ke puthur ndonjëherë dikë?' dhe ju aty përballë tyre, duke u ngatërruar, ndërsa ju u tregoni atyre se çfarë keni arritur tashmë me seksin e kundërt. Nuk ka asgjë më të keqe, të tmerrshme, të tmerrshme, të tmerrshme”,- tha ish-sulmuesi, tashmë 43 vjeç.
“Ishte e tmerrshme të ishe pjesë e kësaj skene dhe nuk mund t’i shpëtoje. Ata thanë gjëra të tilla si 'si do ta puthje një vajzë?' dhe 'duhet të stërvitesh me diçka', 'duhet të tregosh teknikën tënde'. Shpresoj që kjo të mos ekzistojë tani, nuk është mirë që një lojtar i ri të jetë në një ambient të tillë”,- shtoi ai.
I stërvitur te Tottenham, Peter Crouch përfaqësoi edhe klube si Aston Villa, Liverpool, Southampton dhe Stoke City, dhe ishte pjedsë e kombëtares angleze në 42 raste (22 gola).
B.T (Dosja.al)
Sport
12 April 2024, 11:00
GJERMANI - Rudi Völler së fundi ka vazhduar kontratën e tij, si drejtor teknik i DFB-së deri në vitin 2026 dhe i ftuar dje n&eum...
Sport
12 April 2024, 10:30
GJERMANI - Pasditen e të hënës së kaluar, Harry Kane po udhëtonte për në Londër, së bashku me koleg&eum...
Sport
12 April 2024, 10:00
SPANJE - I huazuar nga FC Barcelona deri në fund të sezonit te Brighton, Ansu Fati do të kthehet në Spanjë në fund t&e...
Sport
12 April 2024, 09:30
ANGLI - Jurgen Klopp nuk ishte aspak i kënaqur me humbjen e rëndë të Liverpoolit ndaj Atalantës. ‘Reds’ u befasuan n...
Sport
12 April 2024, 09:00
ITALI - Rafael Leão pati një natë për t'u harruar ndaj Romës, këtë të enjte. Eksploziviteti nuk ishte aty ...
Sport
12 April 2024, 08:30
ARABIA SAUDITE - Mbrëmjen e së enjtes u luajt finalja e Superkupës së Arabisë Saudite, e cila shënoi një tjetër s...
Sport
12 April 2024, 08:00
ARABIA SAUDITE - Al Hilal i Jorge Jesus është i pandalshëm. Pasi mposhtën në gjysmëfinale Al Nassr të Cristiano Ronaldos, s...
Sport
12 April 2024, 07:30
ZVICER - Në natën kur Atalanta mundi Liverpool në ‘Anfield’ (3-0) dhe Milani u mund nga Roma (1-0), Bayer Leverkusen u ko...
Sport
11 April 2024, 23:01
ITALI – Në këtë mbrëmje të çerekfinaleve të Europa League, Roma rikthehet të fitojë ndaj Milanit në ...
Sport
11 April 2024, 22:23
ANGLI – Në këtë mbrëmje të çerekfinaleve të Europa League është Atalanta kryefjala e mbërmjes me surpr...