21 November 2023, 08:07
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË-Mbrëmjen e djeshme në stadiumin "Air Albania" u luajt ndeshja mes Kombëtares shqiptare dhe Ishujve Faroe. Tifozeria në stadium ishte e zjarrtë, por një nga grupet që mbështesin me rregullsi Kombëtaren kuqezi në rrugëtimin e saj në vite, “Plisat” nga Prishtina, nuk kanë qenë të pranishëm.
Ata reaguan përmes një postimi në rrjetet sociale duke shpjeguar se për ta nuk kishte pasur bileta, të cilat ky grupim më parë i merrte rregullisht. Por gjithashtu, bënë të qartë se mungesa në festën e sotme nuk përbënte problem, pasi në vijim do të ktheheshin përsëri në stadiume, edhe në Gjermani.
“Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta. Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë përfunduar misionin e tyre, ME SUKSES. Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njëjtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, “kriminelat”, “tradhëtarët”… ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë.
Nuk ka bileta – nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve. Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa – edhe në ditë të vështira. Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT’ SHQIPNI. Shihemi në Gjermani!” – shkruajnë Plisat në postimin e tyre.
Mësohet se banderola e shpalosur nga "Plisat" në ndeshjen kundër Çekisë ka sjellë "krisjen" me FSHF. "Mallkue qoftë kush s'na do bashkë", kjo duket se është fraza që ka bërë FSHF-në t'i përjashtojë ata. Kjo banderolë nuk u pëlqye në Tiranë pasi mediat pranë qeverisë e konsideruan si shigjetim ndaj kryeministrit Rama për përplasjet e tij me Kurtin.
plisat
Sport
21 November 2023, 00:47
GJERMANI - Italia do të mbrojë titullin e saj verën e ardhshme në Europianin e Gjermanisë. Të privuar nga Kupa e Botës vitin ...
Sport
21 November 2023, 00:21
ÇEKI - Në detyrë për pesë vjet, trajneri i Republikës Çeke, Jaroslav Silhavy, njoftoi të hënën në mbr...
Sport
21 November 2023, 00:03
GJERMANI - Përderisa u mjaftoi një barazim për të arritur objektivin, Çekia dhe Sllovenia e përfunduan mire aveentur...
Sport
20 November 2023, 23:11
I.A
TIRANË- Festa në Air Albania po vazhdon ritmike dhe energjike. Pas përfundimit të ndeshjes kundër Ishujve Faroe, në fush&eu...
Sport
20 November 2023, 23:06
I.A
Stadiumi
TIRANË- Videoja e mëposhtme është nga stadiumi Air Albania pas përfundimit të ndeshjes mes Kombëtares dhe ...
Sport
20 November 2023, 22:46
h.k
Pamje nga ndeshja
TIRANË-Ndeshja e Kombëtares Kuqezi me Ishujt Faroe ka përfunduar me rezultatin 0-0 në Air Albania. Në fushë...
Sport
20 November 2023, 21:40
Pamje nga ndeshja
TIRANË- Përfundoi pjesa e parë midis Shqipërisë dhe Ishujt Faroe. Shënohet sonte ndeshja e fundit e grupit...
Sport
20 November 2023, 20:57
h.k
Stadiumi
TIRANË-Ka nisur ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe në Air Albania pak minuta më parë. Kombëtarja kuqezi ...
Sport
20 November 2023, 20:44
a.l
Stadiumi 'Air Albania'
TIRANË- Atmosferë e jashtëzakonshme në stadiumin 'Air Albania'. 'Tifozat Kuq e Zi' kanë shpalosur flamurin ...
Sport
20 November 2023, 19:30
h.k
Kombetarja
TIRANË-Kombëtarja kuqezi edhe për pak orë pret Ishujt Faroe në Air Albania, ku lufton për një pikë p&eu...