25 February 2024, 13:00
Nga DOSJA

SPANJE - Sergio Ramos po numëron mbrapsht rikthimin në "Santiago Bernabeu" si kundërshtar i Realit, pasi kanë mbetur vetëm pak orë deri në ndeshjen mes "meringues" dhe Sevillas ( 21:00).
Mbrojtësi spanjol do të rikthehet në stadiumin ikonik të Madridit pas katër vitesh, pasi ndeshja e tij e fundit atje ishte më 1 mars 2020 me fanelën e Real Madridit në “El Clasico” kundër Barcelonës, përpara se aksioni sportiv të ndalohej për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Më 22 maj 2021, ai veshi për herë të fundit fanelën e bardhë në ndeshjen kundër Villarrealit në “Valdebebas”. Bota dhe Reali, në të cilin luajti plot 16 vite (2005-2021) dhe pushtoi pothuajse gjithçka në karrierën e tij, pritet ta mirëpresin ngrohtësisht.
Prezantuesi i “Bernabeut”, veçanërisht kur të shpallë formacionin e Sevillas, do të bëjë një pauzë të shkurtër te emëri i Sergios, në mënyrë që tifozët “merengues” të thërrasin Ramos.
"Tifozët tanë do ta mirëpresin atë shumë mirë si një kapiten i madh, një lider i shkëlqyer dhe gjithashtu një model për klubin tonë,"- tha Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp.
Nga ana e tij, spanjoli siguroi se nëse shënon kundër Realit, nuk do ta festojë golin e tij. “Nëse shënoj në “Bernabeu”, nuk do të festoj. Do të ndihem si në shtëpinë time, sepse kam kaluar kaq shumë vite atje, me momentet më të rëndësishme të karrierës sime dhe kam kujtime të shkëlqyera nga tifozët dhe shokët e mi. Do të jetë një moment unik dhe emocionues”, tha ai konkretisht.
B.T (Dosja.al)
Sport
25 February 2024, 12:30
GJERMANI - Bayern Munich mundi 2-1 Leipzig të shtunën, por kjo nuk e kurseu Thomas Tuchel, që të pyetej nga gazetar&e...
Sport
25 February 2024, 12:15
FRANCE - Lajme të mira vinë nga Bordo për shëndetin e Albert Ellis, futbollisti i cili u aksidentua në ndeshjen me Guingamp...
Sport
25 February 2024, 12:00
FRANCE - Aksidenti tragjik sportive, i pësuar dje nga sulmuesi i Girondins të Bordeaux, Alberth Elis, i cili ndodhet në koma t&...
Sport
25 February 2024, 11:30
ITALI - Theo Hernández (26) është i lumtur në Milano (ai e ka thënë në më shumë se një rast) dhe te&n...
Sport
25 February 2024, 11:00
BRAZIL - Pak ditë më parë, Dani Alves, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i kombëtares së Brazilit, u dënua me...
Sport
25 February 2024, 10:30
ARABIA SAUDITE - Komentet e ndryshme në rrjetet sociale janë shkaktuar nga postimi i fundit i Cristiano Ronaldos në Instagram.
...
Sport
25 February 2024, 10:15
ANGLI - Ndeshja, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, me një kapacitet prej 90 mijë personash, në kryeqytetin ...
Sport
25 February 2024, 10:00
ANGLI - Me fitoren 1-0 të Manchester City në Bournemouth, Ederson theu një rekord të vjetër të klubit n...
Sport
25 February 2024, 09:45
FRANCE - Në sekondat e para të ndeshjes sulmuesi i Bordeaux, Alberth Elis, pësoi një dëmtim të rëndë në kokë...
Sport
25 February 2024, 09:30
ANGLI - Fulham fitoi 2-1 në transfertën e tij ndaj Manchester United, këtë të shtunë, në ndeshjen e 26-t&eum...