26 May 2024, 21:52
Nga DOSJA

KOSOVE - Shpëtim Duro rikthehet në Kosovë. Tekniku i mirënjohur nga Tirana është emëruar në krye të Suharekës, klubit ambicioz që është ngjitur në Superligën e futbollit dardan.
64-vjeçari ka drejtuar shumë klube gjatë karrierës së tij të gjatë, teksa numëron mbi 500 ndeshje në pankinë. Duro është shpallur kampion në Shqipëri me Skënderbeun dhe në Maqedoninë e Veriut me Strugën.
Ekip të cilin e drejtoi deri para pak ditësh. Suhareka bëhet ekipi i dytë kosovar për Duron, i cili ishte në krye të Dritës në periudhën shtator 2018-shkurt 2019.
Komunikata e Suharekës
“Të nderuar adhurues dhe simpatizantë të klubit tonë, ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për të marrë drejtimin e skuadrës me kryetrajnerin SHPËTIM DURO.
Timonieri nga Shqipëria do drejtojë skuadrën tonë drejt synimeve të radhës, tashmë pjesë e elitës së futbollit kosovar. Duro, trajner me shumë eksperiencë, ku së fundmi ishte pjesë e FC Struga nga Maqedonia ku vitin e kaluar arriti të shpallej kampion.
Dhe të ishte pjesë e garave europiane. Në të kaluarën ka udhëhequr me sukses skuadra si KF Partizani, KF Shkëndija, FC Drita, FC Kukësi e KF Laçi.

Kryesia e klubit ishin të pajtimit që t’i besojnë trajnerit Duro për udhëheqjen e skuadrës. Ku u betuan që do qëndrojnë afër me kushtet dhe gjitha mundësitë që klubi ynë të shkëlqejë në Superligë.
Në anën tjetër trajneri theksoi se së bashku të bashkuar do të punojmë maksimalisht dhe me plan projekt profesional. Na priftë e mbara! Për ty, Suharekë!”
B.T (Dosja.al)
Sport
26 May 2024, 21:44
TIRANE - Egnatia bën kthesë në Kategorinë Superiore, duke fituar titullin e parë kampion të Shqipërisë si dhe njëko...
Sport
26 May 2024, 17:00
SPANJE - Këtë të dielë, Xavi Hernández jeton ndeshjen e tij të fundit në krye të pankinës së FC Barcelon&e...
Sport
26 May 2024, 16:30
Kroos dhe Ancelotti takohen pas zëvendësimit të gjermanit
SPANJE - Kroos u largua nga ‘Bernabeu’ në minut&eu...
Sport
26 May 2024, 16:00
GJERMANI - Real Madrid zhvilloi provën e tyre në Bernabéu për finalen e Champions League, më 1 qershor në ‘Wem...
Sport
26 May 2024, 15:30
SPANJE - Hansi Flick do të jetë trajneri i ri i FC Barcelona, duke zëvendësuar Xavi Hernández. Klubi i Barçës njoftoi...
Sport
26 May 2024, 15:00
ITALI - Drejtuesit nuk përmendin publikisht emra, por te Milani drejtimi për të marrë pas Piolit është i qartë. G...
Sport
26 May 2024, 14:30
ANGLI - Duke folur në një konferencën për shtypin, pas humbjes 2-1 në ‘Wembley’ të FA Cup, trajneri spanjol, së...
Sport
26 May 2024, 14:00
ITALI - Stefano Pioli, i cili po largohet nga Milani, nuk e ka fshehur dëshirën për të përqafuar një projekt në P...
Sport
26 May 2024, 13:30
BRAZIL - Amerika priti dhe mundi Santosin, në një ndeshje të raundit të shtatë të Serisë B në futbollin braz...
Sport
26 May 2024, 13:00
ANGLI - Roy Keane, ish-mesfushori i Manchester United, u tërhoq nga kritikat e drejtuara ndaj kapitenit Bruno Fernandes. Kjo pasi “Djajt&...