11 September 2026, 20:56
Nga DOSJA

KORÇE - Një ndeshje plot emocione, raste dhe episode që në fund nuk ka prodhuar fitues. Sfida mes Skënderbeut dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 4-t të “Abissnet Superiore”, është mbyllur në barazim 1-1 në Korçë, me të dyja skuadrat që ndajnë nga një pikë.
Dueli nisi me ritëm të lartë që në shkelmimin e topit të parë. Vetëm në minutën e 4-t, arbitri Koçi akordoi një 11-metërsh në favor të bardhebluve. Megjithatë, pasi u thirr nga dhoma e VAR-it për të rishikuar pamjet në monitor, kryesori ndryshoi mendje duke anuluar vendimin e tij.
Pavarësisht këtij episodi, Tirana gjeti avantazhin në minutën e 18-të me anë të një aksioni vrastar të finalizuar nga Ndong, duke e mbyllur pjesën e parë në shifrat 0-1.
Kliko këtu për të parë golin e Tiranës
Pjesa e dytë e lojës foli me një tjetër gjuhë, me vendasit që u hodhën menjëherë në sulm. Skënderbeu dha sinjalin e parë që në minutën e 47-të me një goditje të fortë dënimi që iu afrua golit. Këmbëngulja e korçarëve u shpërblye në minutën e 73-të, kur Musa arriti të dërgojë topin në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën 1-1.
Situata u vështirësua edhe më shumë për kryeqytetasit në minutën e 82-të, kur Colley u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Tiranën me 10 lojtarë në fushë.
Vendasit shfrytëzuan superioritetin numerik për të kërkuar fitoren dhe në minutat e fundit, por fati ishte me miqtë: një super goditje nga Bismark në minutën e 89-të u ndal vetëm nga shtylla.
Shifrat mbetën të pandryshuara deri në vërshëllimën përfundimtare, duke vulosur një barazim 1-1 tepër të luftuar.
Kliko këtu për të parë golin e Skëndërbeut
B.T (Dosja.al)
Sport
11 September 2026, 19:00
ANGLI - Tifozët e Hull Cityt kishin frikë nga më e keqja kur filluan të qarkullonin imazhe të aksidentit të Sorba Thomas gjat&eu...
Sport
11 September 2026, 18:30
ITALI - AC Milan siguroi dy fitore në dy raundet e para të Serie A, por barazimi (1-1) me Juventusin, kryesisht për shkak të per...
Sport
11 September 2026, 18:00
Iñaki Williams bën thirrje për qetësi gjatë ndeshjes midis Ganës dhe Sudanit
SPANJE - "Ndjej se ka ardhur koha ta përf...
Sport
11 September 2026, 17:30
SPANJE - Jose Mourinho ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e nesërme, të shtunën, më 12 shtator, kun...
Sport
11 September 2026, 17:00
HUNGARI - Usain Bolt, ambasadori i garës së re Botërore të Atletikës, 'Kampionatit Ultimate' që mbahet në Budapest nga e pr...
Sport
11 September 2026, 16:30
ANGLI - Derbi i Mançesterit do të zhvillohet të dielën, më 13 shtator, në Old Trafford, i cili tashmë është...
Sport
11 September 2026, 16:00
SPANJE - Real Madridi po kërkon të rikthehet në La Liga pas humbjes së tyre kundër Betis në La Cartuja. Skuadra e...
Sport
11 September 2026, 15:30
ZVICER - Noah Okafor dha dorëheqjen - të paktën për momentin. Sulmuesi njoftoi tërheqjen e tij nga skuadra kombëtare e Zvicr&eum...
Sport
11 September 2026, 15:00
SPANJE - Në një konferencë për shtyp javën e kaluar para udhëtimit në Valencia, Hansi Flick ishte i qartë në lidh...
Sport
11 September 2026, 14:30
Autoritetet argjentinase po përpiqen të përcaktojnë rrethanat e vdekjes së yllit argjentinas dhe çdo përgjegjësi t&e...