22 June 2026, 14:59
Nga DOSJA

SHBA - Sfida e sotme e Grupit J midis Argjentinës dhe Austrisë në “AT&T Stadium” nuk është thjesht një betejë për të siguruar kualifikimin e parakohshëm në fazën me eliminim direkt, por edhe një stacion që mund të vulosë përjetësinë statistikore të Lionel Messit.
Pas trisit spektakolar në ndeshjen hapëse, numri 10 argjentinas ka mbërritur në pragun e dy rekordeve që më parë konsideroheshin absolutisht të paarritshme në historinë e futbollit.
Të gjithë sytë e planetit do të jenë të përqendruar te Dallasi, ku kapiteni i Albicelestes ka shansin e artë të zbresë nga froni dy nga legjendat më të mëdha të këtij turneu me një goditje të vetme.
Nga Klose te Maradona: Dy hapa larg lavdisë absolute
Nëse “Pleshti” arrin të dërgojë topin në rrjetë qoftë edhe një herë të vetme sonte ndaj austriakëve, ai do të shndërrohet zyrtarisht në golashënuesin më të mirë në historinë e kampionateve botërore, duke lënë pas gjermanin Miroslav Klose me të cilin aktualisht ndan kreun me nga 16 gola.
Por magjia e tij nuk ndalet këtu, pasi vetëm një pasim vendimtar për gol do ta shkëpuste atë edhe nga i madhi Diego Armando Maradona, duke u bërë lojtari me më shumë asistime në histori me 9 të tilla.
Trajneri Lionel Scaloni ka konfirmuar se skuadra do të luajë si gjithmonë për triumfin e radhës, por vetëdija se Leo është vetëm një shkëndijë larg dy thyerjeve kaq të mëdha epike shton një emocion të jashtëzakonshëm përpara kësaj mbrëmjeje magjike.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 June 2026, 14:49
SHBA - Sfida mes Francës dhe Irakut mund të zgjasë më shumë nga sa parashikohet. Këtë të hënë, në Phila...
Sport
22 June 2026, 14:29
SHBA - Pas fishkëllimës që i dha fund barazimit 0-0 kundër Belgjikës, dhe pasi i përkëdhelën kundërshtarët n...
Sport
22 June 2026, 14:20
SHBA - Tre përjashtimet në ndeshjen hapëse midis Meksikës dhe Afrikës së Jugut e bënë të qartë që n&eum...
Sport
22 June 2026, 14:14
TIRANE - Departamenti i Garave dhe Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF zhvilluan sot një takim konsultues me përfaqësuesit e klubeve t&e...
Sport
22 June 2026, 14:02
FRANCE - Media kryesore sportive në Francë, L'Équipe, është distancuar nga komentet e bëra nga një prezantuese, e cila kr...
Sport
22 June 2026, 12:30
ITALI - Gerry Cardinale është gjithnjë e më afër Milanit të tij. Për një Milan të ri të formuar nga vizioni ...
Sport
22 June 2026, 12:00
SHBA - Një nga ndeshjet më të pritura të ditës së martë (ora 02:00 ) do të luhet në New York/New Jersey. Senegali...
Sport
22 June 2026, 11:30
SHBA - San Francisco do të jetë skena e një ndeshjeje (të martën, ora 05:00) që duket shumë më e hapur nga s...
Sport
22 June 2026, 11:00
SHBA - Pak ekipe e përballojnë këtë ditë të dytë ndeshjesh me një perspektivë kaq të favorshme sa Franc...
Sport
22 June 2026, 10:30
SHBA - Argjentina rikthehet në aksion më 22 qershor në Dallas, duke synuar të konfirmojë statusin e saj si favorite n&...