31 March 2023, 22:02
Nga DOSJA

ANGLI - Pas një mungese një vjeçare, tenistët rusë dhe bjellorusë do të kenë të drejtë të marrin pjesë në Grand Slam të Wimbledon-it, turne i cili do të mbahet nga 3 deri më 16 korrik në Londër.
Në vitin 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, turneu më i vjetër i tenisit në botë nuk i pranoi tenistët e Rusisë dhe Bjellorusisë, por këtë vit, pas presionit nga ATP dhe WTA, ata po rikthehen.
Siç njoftoi Federata Angleze e Tenisit, ata do të mund të garojnë si neutralë dhe nuk duhet të marrin fonde nga Rusia. Për më tepër, ata nuk do të jenë në gjendje të shprehin mbështetjen e tyre për regjimin rus.

“Ne jemi të kënaqur që të gjithë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në turneun e Wimbledon dhe LTA këtë verë. U desh një përpjekje e përbashkët nga i gjithë sporti për të gjetur një zgjidhje, që do të mbronte lojën e ndershme.
Situata mbetet jashtëzakonisht e vështirë dhe ne dëshirojmë të falënderojmë Wimbledon dhe LTA për përpjekjet e tyre për të arritur këtë rezultat, ndërsa ne vazhdojmë të dënojmë pa mëdyshje luftën e Rusisë në Ukrainë”, thuhet në një deklaratë të ATP dhe WTA.
Kështu këtë vit, në Wimbledon do të shohim emra të mëdhenj të tenisit si Medvedev, Champalenka dhe Rublev.
B.T (Dosja.al)
Sport
31 March 2023, 21:52
FRANCE - Paris Saint-Germain i ka paraqitur një propozim Napolit për blerjen e Victor Osimnen. Sipas “RMC” prioritet për ...
Sport
31 March 2023, 21:24
UKRAINE - Ajo është vetëm 22 vjeçe, por ka bërë shumë në jetën dhe karrierën e saj. Daria Bonda...
Sport
31 March 2023, 20:43
ANGLI - Mikel Arteta mbushi 41 vjeç të dielën e kaluar. Trajneri shkoi në San Sebastián për të festuar dhe kë...
Sport
31 March 2023, 20:26
ANGLI - Klubet e Premierligës kanë paguar 320 milionë paund (360 milionë euro) për agjentët dhe ndërmjetë...
Sport
31 March 2023, 19:35
AFRIKA E JUGUT - Një bord i ka mohuar lirimin me kusht atletit Oscar Pistorius, i dënuar për vrasjen e të dashurës së ...
Sport
31 March 2023, 19:12
ITALI - Maska ishte bërë një shenjë dalluese dhe një lloj hajmalie për Victor Osimhen, që kur theu mollëzë...
Sport
31 March 2023, 18:51
ANGLI - Erling Haaland është një nga sulmuesit më të vlerësuar në ‘planetin e futbollit’. Jo vetëm p&...
Sport
31 March 2023, 18:38
ITALI - Italiani Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, ka akuzuar këtë të premte UEFA-n për mënyrën e organi...
Sport
31 March 2023, 18:16
ANGLI - Liverpool dhe Manchester City do të përballen nesër në orën 13:30, në rivalitetin më të madh të pes&...
Sport
31 March 2023, 17:58
FRANCE - Sezoni i Kylian Mbappe nuk po shkon ashtu siç donte ai. Në Katar, francezi mbeti pa e ngritur Botërorin e dytë dhe...