4 September 2025, 17:06
Nga DOSJA
ANGLI - Mbrojtësi i Tottenhamit, Djed Spence, është në rrugë për të bërë histori si lojtari i parë mysliman i deklaruar hapur që përfaqëson Anglinë. 25-vjeçari u përfshi për herë të parë në listën e trajnerit Thomas Tuchel, ndërsa kombëtarja angleze vazhdon përgatitjet për Kupën e Botës me ndeshjet kualifikuese kundër Andorrës dhe Serbisë. Spence shprehet se ishte i befasuar kur e mori thirrjen dhe mësoi për mundësinë që të shkruajë histori në futbollin anglez.
“Është një bekim, është e mrekullueshme. Pashë diçka të tillë. U habita, me të vërtetë, për herë të parë. Është thjesht e mrekullueshme. Nuk kam fjalë për ta përshkruar”, ka thënë fillimisht Spence. Mbrojtësi gjithashtu pranoi se nuk kishte pasur kontakt të mëparshëm me trajnerin e Anglisë, gjë që e bëri thirrjen edhe më befasuese.
Ai është një nga dy fytyrat e reja në skuadrën e Tuchel dhe përfaqësimi i tij shihet si një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes dhe diversitetit në ekipin kombëtar. I pyetur nëse ndjente presion nga fakti që është i pari i besimit të tij që luan për ekipin senior, Spence u përgjigj shkurt: “Ndoshta, ndoshta jo. Nuk ndiej presion për gjëra të caktuara. Thjesht luaj futboll me një buzëqeshje në fytyrë, jam i lumtur dhe pjesa tjetër do të shkojë vetë”, përfundoi mbrojtësi.
Për Spence, ky moment është një pikë kthese në karrierë, duke kaluar nga vështirësitë te Tottenham në një thirrje të rëndësishme kombëtareje, me mundësinë për të lënë gjurmë jo vetëm në fushë, por edhe në historinë e futbollit anglez. Besimi është pjesë e rëndësishme e identitetit të Spence dhe ai e ndan shpesh këtë në rrjetet sociale.
B.T (Dosja.al)
Sport
4 September 2025, 15:05
ZVICER - FIFA gjobiti gjashtë federata kombëtare, përfshirë kampionen në fuqi, Argjentinën, pasi tifozët u shpallën fajt...
Sport
4 September 2025, 10:00
SPANJE - Më 13 gusht, MD përsëriti fjalët e Pini Zahavi, agjentit të Robert Lewandowskit, për median polake 'Fakt', ku...
Sport
4 September 2025, 09:30
Chiesa duke festuar golin e tij
ANGLI - Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, e ka lënë jashtë skuadrës së tij të...
Sport
4 September 2025, 09:00
ITALI - Sekuenca është mjaft e pastër dhe elegante. Plotësisht e sinqertë, nuk e dimë, por në përgjithësi e past&...
Sport
4 September 2025, 08:30
SPANJE - "Do të pi një kafe dhe pastaj do të kthehem." Këto mund të kenë qenë fjalët që Guillermo Ochoa ...
Sport
4 September 2025, 08:00
ITALI - Pasi mbërriti nga Flamengo në fund të korrikut dhe bëri menjëherë diferencën për Romën, We...
Sport
4 September 2025, 07:30
ITALI - Ndërsa Lega Serie A pret vendimin zyrtar të UEFA-s , i cili pritet më 11 shtator, presidenti Aleksander Ceferi...
Sport
3 September 2025, 18:04
ZVICER - Zvicra dhe Kosova përballen të premten në Basel, me startin nga ora 20:45, në nismë të kualifikimeve për Kupën ...
Sport
3 September 2025, 17:55
SHBA - Bota magjike e NBA-së me sa duket, nuk është aq magjike sa duket nga jashtë, duke fshehur drama të mëdha e të...
Sport
3 September 2025, 17:39
ZVICER - Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka reaguar ndaj polemikave që kërkojnë përjashtimin e ekipeve dhe atletëve izraelit&e...