LIVE UPDATES
Sport

“Topi i Artë 2024”/ Presidenti Duka: “Kjo ditë është kurorëzim i gjithçkaje që kemi arritur së bashku në futbollin shqiptar”...

“Të ecim përpara më të bashkuar & me më shumë pasion për atë që duam”

27 January 2025, 20:54 Nga DOSJA

“Topi i Artë 2024”/ Presidenti Duka: “Kjo ditë

TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mbajti një fjalim përshëndetës gjatë Mbrëmjes Gala “Topi i Artë” 2024. Në këtë event të veçantë dhe madhështor, presidenti Duka shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj të gjithë aktorëve që kontribuan në sukseset dhe emocionet unike të vitit 2024.

Presidenti Duka falenderoi futbollistë e futbolliste, trajnerë, drejtues klubesh, akademish e shoqatash, arbitra, Komitetin Ekzekutiv dhe administratën e FSHF-së, qeverinë, FIFA-n, UEFA-n, bashkëpunëtorë, sponsorë, tifozë si edhe ekipin Kombëtar shqiptar, që zhvilloi një paraqitje dinjitoze dhe bëri krenarë të gjithë shqiptarët në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Ja, fjala e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, e mbajtur në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2024”:

“Shkëlqimin e kësaj mbrëmjeje, kuruar me aq shumë kujdes dhe dashuri deri në detaje, meritojmë që të gjithë ta shijojmë deri në fund, prandaj do të përpiqem të jem i shkurtër në fjalën time, thjesht për të shprehur falënderimet e mia më të sinqerta e të përzemërta për ju që keni zgjedhur të ndani këtë mbrëmje të veçantë me ne, por edhe ata që na ndjekin përmes ekranit të TV KLAN.

Sonte kemi privilegjin të kemi mes nesh Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, presidentin e FFK-së, z. Agim Ademi, futbollistin e mirënjohur spanjoll Gaizka Mendieta, kolegët e federatave të tjera sportive e shumë personalitete të botës së futbollit dhe jo vetëm – miq të çmuar që u uroj mirëseardhjen.

Së pari, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për 27,000 anëtarë të përkushtuar në aktivitetin futbollistik 2024, Presidentë, sportistë, trajnerë, drejtues klubesh e akademish, stafe teknike, arbitra e sigurisht, administratën e FSHF-së për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë këtij viti rekordesh historike, me 14.670 ndeshje futbolli të organizuara për 154 kampionate kombëtare e rajonale.

Dua t’i uroj mirëseardhjen në futboll fëmijëve që janë bashkuar në familjen tonë gjate këtij viti, dhe t’i garantoj se mes nesh do të gjejnë nivelin më të lartë profesional e përkujdesjen maksimale për ta ndjekur pasionin, por në të njëjtën kohë, të ftoj akoma më shumë fëmijë që t’i bashkohen lojës sonë të bukur, mjafton vetëm pasioni e dëshira juaj. Federata e futbollit do të vazhdojë të sigurojë çdo gjë falas për ju, topa, uniforma e terrene sportive.

17 fusha futbolli janë shtuar këtë vit, 2 stadiume janë rikonstruktuar, por përsëri është pak. Në bashkëpunim me qeverinë do të shtojmë 5 stadiume të reja, në Durrës, Tiranë, Korçë, Vlorë e Kavajë.

Faleminderit ekzekutivit, bashkive dhe partnerëve privat që besuan e u angazhuan në projektet tona të infrastrukturës, duke krijuar hapësira të reja për të gjithë komunitetet tona dhe duke u dhënë shpresë të rinjve që ëndërrojnë një të ardhme në sport.

Dua të falënderoj UEFA-n që na besoi organizimin e 13 turneve zyrtarë ndërkombëtarë në vendin tonë, me pjesëmarrjen e 30 skuadrave europiane gjatë këtij viti, gjithashtu edhe për eventin madhor të besuar për 2025-n, Kampionatin Europian për 17-vjeçarët, që do të fillojë me ceremoninë e hedhjes së shortit në prill për 8 skuadrat e kualifikuara, e do te ngrejë siparin me ndeshjen hapëse në “Arenën Kombëtare” më datë 19 maj.

Jam shumë i sigurt që edhe ky event i rëndësishëm sportiv, si të gjitha organizimet e FSHF-së dhe me mbështetjen e të gjithë aktorëve e kryesisht të vullnetarizmit tashmë të kthyer në traditë për ne, do të jetë një kampionat model.

Ju ftoj ta shijojmë e ta mbështesim skuadrën tonë që për herë të parë merr pjesë në finalet e një Kampionati Europian për moshat.

Ne mezi presim të mësojmë vendimin për kandidaturën tonë për të qenë një nga dy vendet mikpritëse për Kampionatin e Euro 2027 U-21, që do të merret nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 4 shkurt. Një nga objektivat tona si Federatë është të sigurojmë që Shqipëria të jetë e gatshme të presë turne sportive prestigjioze si ky, që kanë potencialin për të transformuar futbollin në vendin tonë e për të krijuar një trashëgimi të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.

Në shtator, Tirana do të jetë mikpritësja e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, një ngjarje që konfirmon konsolidimin e Federatës si një nga partnerët më të çmuar të UEFA-s dhe pjesë e elitës së futbollit europian.

Një falënderim i posaçëm për partnerët tanë besnikë Vodafone, Credins Bank, Sigal, MACRON, Uji Tepelena, Western Union, Infiniti Destinations, të cilët kanë kontribuar në konsolidimin e futbollit shqiptar së bashku me Abissnet. Ne jemi pamja në fushë e menaxhim, por ju jeni mbështetja jonë, një pjesë e rëndësishme e fuqisë financiare që e bën të mundur këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm.

Të nderuar futbollistë të ekipit kombëtar

Nuk gjej fjalë për t’ju falënderuar për atë që ju na keni dhuruar duke na bërë pjesë të Euro 2024, duke na dhënë mundësinë që të shpalosim flamurin tonë kuq e zi, jo vetëm në Gjermani, por në çdo cep të globit, ne nuk ju a shpërblejmë dot. Kemi pasur nevojë të brendshme që ta shprehim me krenari që jemi shqiptar, kemi pritur një moment si ky, që të demonstrojmë vlerat tona kombëtare dhe të jemi po aq europian.

Falënderime, mirënjohje e respekt për të gjithë ju të dashur futbollistë!

Gjithashtu, falënderime e mirënjohje për vajzat e ekipit Kombëtar, që në garën e Nations League u renditën të parat në grup, e u ngjitën në Ligën B.

Me profesionalizëm, përulje e dashuri, do t’ju mbështesim ju djem dhe vajzat të ekipeve tona kombëtare, në kualifikueset që nisin së shpejti në shkurt e mars.

Duke ëndërruar për një tjetër destinacion, Botërorin 2026. Grupet janë të forta, rruga është e vështirë, por asgjë e bukur nuk vjen pa shumë punë, dëshirë e përkushtim.

Të gjithë ekipet e kanë lojtarin e 12-të, por i joni është më i miri, më i bukuri e më i pakursyeri, që nuk ju ka lënë KURRË vetëm, në momente suksesi e më pak suksesi. Në emër tuaj falënderime tifozëve të ekipit kombëtar.

Së fundmi, dua të falënderoj të gjithë fituesit e sotëm. Ju jeni zgjedhur si më të mirët brenda komunitetit tonë dhe ky vlerësim është një dëshmi e përkushtimit dhe pasionit tuaj. Ju jeni modele frymëzimi për brezat e rinj, shembuj që na tregojnë se me punë dhe përkushtim gjithçka është e mundur.

Kjo ditë nuk është vetëm një festë – është kurorëzim i gjithçkaje që kemi arritur së bashku dhe një moment për të bërë një premtim të ri: këtë vit, të ecim akoma më përpara, më të bashkuar, dhe me më shumë pasion për atë që duam”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...