22 May 2023, 09:01
Nga DOSJA
EL SALVADOR - Dymbëdhjetë të vdekur dhe 500 të plagosur. Ky është bilanci, të paktën tani për tani, në kaosin që u krijua në stadiumin Cuscatlán të El Salvadorit për të ndjekur ndeshjen e kampionatit mes Alianzës dhe FAS.
Policia Civile Kombëtare (PNC) tha: “Paraprakisht kemi një numër të vdekjeve prej 12, nëntë prej të cilëve janë këtu në stadium dhe tre të tjerë, të cilët na janë komunikuar, janë në spitale të ndryshme”.
Një tragjedi me histori, duke qenë se nuk është hera e parë që këto aksidente ndodhin në vendin e Amerikës Qendrore. Drejtori i PNC, Mauricio Arriaza, tha: “Futbolli Salvadorian është në zi”.
Ndeshja ishte pezulluar ndërsa shërbimet e urgjencës evakuuan njerëzit nga stadiumi në një operacion ku përfshiheshin qindra policë dhe ushtarakë, por situata doli jashtë kontrollit. Atmosfera e hutimit brenda dhe jashtë stadiumit diktohej nga sirenat e ambulancës të cilat ishin e vetmja zhurmë që dëgjohej më e fortë se të tjerat.
Në mes të urgjencës, ministri i Shëndetësisë, Francisco Alabí, siguroi se në rrjetin spitalor “po ofrojnë ndihmë mjekësore për të gjithë pacientët”.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka nxituar t’i shprehë ngushëllimet e tij “familjes dhe miqve” të të ndjerëve.
“Ne, së bashku me FIFA-n dhe komunitetin botëror të futbollit, qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit, si dhe me popullin e Republikës së El Salvadorit, Concacaf, Federatën Salvadorane të Futbollit dhe Divizionin e Parë të Futbollit të El Salvadorit në këto kohë të vështira”, shtoi numri një në futbollin botëror në deklaratën e tij.
“Nuk mund ta besoj, ne erdhëm për të parë një ndeshje dhe përfunduam duke parë njerëz të vdekur”. Kjo ishte deklarata e një tifozi të Alianza-s kur pa se si burra, gra dhe fëmijë barteshin me barela ose në krahë nëpër fushën e Cuscatlán për t’u trajtuar nga mjekët.
Sipas informacioneve paraprake, shumë tifozë të Alianza-s u përpoqën të hynin në stadiumin Cuscatlán pa biletë pasi blenë bileta të rreme dhe shpërthyen një hyrje duke shkaktuar kaos total.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 May 2023, 08:27
GJERMANI - Timonieri i Bayernit, Thomas Tuchel, nuk do të shkarkohet në fund të sezonit aktual.
Në ndeshjen e javës së parafundit...
Sport
22 May 2023, 08:15
SPANJE - Ajo që ndodhi në Mestalla nuk do të përfundojë me fishkëllimën e Ricardo de Burgos Bengoetxea. Real Madrid...
Sport
22 May 2023, 08:00
SPANJE - Një grup i madh i tifozëve të Valencias ngrohën lojën paraprakisht duke kënduar "Vinicius, ti je një majmu...
Sport
21 May 2023, 23:51
SPANJE - Ai përfundoi me karton të kuq! I shënjestruar nga ofendimet raciste gjatë lojës, Vinicius u përjashtua n&eum...
Sport
21 May 2023, 23:16
FRANCE - Paris Saint-Germain fitoi në transfertë ndaj Auxerre me rezultatin 2-1, ndeshje e së 36-tës duke ruajtur lidershipin Ligue 1. Kur...
Sport
21 May 2023, 20:59
ITALI - Këtë të diel Napoli priti dhe mposhti Interin me rezultatin 3-1, në ndeshjen e xhiros së 36-të të Serisë A. Zi...
Sport
21 May 2023, 20:05
GJERMANI - Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, gjithçka ishte e paralajmëruar. Një ditë pas humbjes së Bayern Munich kundër...
Sport
21 May 2023, 19:53
ITALI - Ajo dikur quhej Sophia Loren e re dhe ai Roger Federer i ri. Madalina Genea me origjinë rumune kishte një karrierë si mo...
Sport
21 May 2023, 19:45
ANGLI - Pasdite feste në Etihad. Manchester City i Pep Guardiolës festoi para publikut titullin kampion të Premierl...
Sport
21 May 2023, 18:16
TIRANE - Nuk ka asgjë të re nga 'fronti' i Kategorisë Superiore, gjithçka mbetet siç ishte mes Tiranës dhe Partizanit, pasi ...