https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Roy Hodgson nuk ndihet mirë në stërvitje, klubi anulon konferencën për shtyp...
Roy Hodgson, 76 vjeç, u zëvendësua në seancë nga zëvendësi, Ray Lewington, 67 vjeç.
15 February 2024, 17:42Nga DOSJA
ANGLI - Roy Hodgson, trajneri 76-vjeçar i Crystal Palace, është ndjerë keq gjatë stërvitjes së skuadrës mëngjesin e sotëm dhe klubi ka anuluar konferencën për shtyp, që ishte planifikuar për në orët e para të pasdites, përpara takimit me Everton, që do të luhet të hënën e ardhshme.
“Fatkeqësisht, konferenca e sotme për shtyp nuk do të zhvillohet siç ishte planifikuar, pasi Roy Hodgson nuk u ndje mirë gjatë stërvitjes këtë mëngjes”,- tha klubi në rrjetet sociale.
Ray Lewington, 67-vjeçari ndihmës trajner, u mor në pyetje për shëndetin e trajnerit pas largimit nga stërvitjet. "Roy është mirë," tha ai thjesht.
Unfortunately, today’s press conference will no longer take place as scheduled as Roy Hodgson was taken ill during this morning’s training session.