https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO/ Dalin pamjet e shëmtuara “të grushteve” në ndeshjen mes vajzave të Tiranës dhe Vllaznisë… E turpshme!
Këto janë dhe pamjet e shëmtuara ku shihet se si lojtaret dhunojnë njëra-tjetrën
27 November 2023, 10:34Nga DOSJA
TIRANE - Dhuna në futbollin e femrave, në ndeshjen midis Tiranës dhe Vllaznisë, në një ditë të shënuar si 25 nëntori, që njihet si dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, është kthyer në një temë dite në futbollin dhe shoqërinë shqiptare.
Madje sporti që jep mesazhe paqeje, kësaj here ka shërbyer për të dhënë një mesazh të kundërt e të shëmtuar. Në ndeshjen e futbollit të femrave, mes skuadrës së Tiranës dhe Vllaznisë, të luajtur pikërisht më 25 nëntor, futbolli ia la vendin shkelmave e grushtave. Ndeshja e vlefshme për javën e 13-të të superligës, u ndërpre në minutën 22-të pas një përplasje mes lojtareve, ku më pas janë përfshirë edhe stafet e të dyja skuadrave.
Këto janë dhe pamjet e shëmtuara, ku shihet se si lojtaret dhunojnë njëra-tjetrën, në vend që të japin shembullin e tolerancës. Në përleshjen mes vajzave të skuadrave të Tiranës dhe Vllaznisë, nuk mungojnë as meshkujt, të cilët kanë qenë pjesë e stafeve respektive.