https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO / Elbasani merr 3 pikë me shumë djersë përballë Bylisit
Sfida e luajtur në “Elbasan Arena” ishte tepër e luftuar dhe e dhunshme, me miqtë që ngelën me 10 lojtarë që në minutën e 25’, pas daljes me karton të kuq të Brunos.
24 October 2025, 19:16Nga DOSJA
ELBASAN - Elbasani është rikthyer te tre pikët, pas tre ndeshjesh pa fitore radhazi, me verdheblutë që arritën të mposhtnin 2-1 ekipin e Bylisit. Sfida e luajtur në “Elbasan Arena” ishte tepër e luftuar dhe e dhunshme, me miqtë që ngelën me 10 lojtarë që në minutën e 25’, pas daljes me karton të kuq të Brunos.
Një minutë më vonë, Ibrahim gjeti avantazhin. Në të 38’, ishte sërish mesfushori nga Nigeria i cili tundi rrjetën duke dyfishuar shifrat.
Ballshiotët u zgjuan në pjesën e dytë, me Markun që rihapi takimin në minutën e 51’.
4 minuta nga fundi, heroi i dy golave, Ibrahim u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë dhe verdheblutë me 10 lojtarë. Kështu Elbasani ngjitet në vendin e dytë me 14 pikë, ndërsa Bylisi vijon të qëndrojë në vendin e 8-të me 6 pikë.