https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO/ Fillon numërimi mbrapsht, për inagurimin e ‘xhevahirit' të ri të Premierligës...
Një nga skuadrat e Premier League do të përfitojë nga sezoni i ardhshëm një stadium ultramodern.
27 January 2025, 13:30Nga DOSJA
ANGLI - Everton po lufton për të shmangur rënien në Premier League, por nga sezoni i ardhshëm do të gëzojë një stadium “luksoz”. Arena me 52.888 vende, i vendosur pikërisht në Bramley-Moore Dock, është pothuajse gati dhe do të inaugurohet këtë vit.
Si duket stadiumi i ri i Evertonit…
Blutë e Liverpoolit do të luajnë në arenën e re në fillim të sezonit 2025-2026 të Premier League, sipas faqes zyrtare të stadiumit të ri të Evertonit. Kështu, stadiumi i "vjetër" Goodison do të bëhej histori.
Ndërtimi i stadiumit të ri të Evertonit i kushtoi klubit rreth 600 milionë euro. Stadiumi i ri i ‘bluve’ të Liverpolit do të presë edhe ndeshjet në Euro 2028, të organizuara nga Britania e Madhe dhe Irlanda.
Goodison Park ka qenë shtëpia e Evertonit që nga viti 1892 dhe aktualisht ka një kapacitet prej 40.157. Ajo priti gjithashtu ndeshje në Kupën e Botës 1966, e vetmja në histori e fituar nga Anglia.
Everton po lufton për të shmangur rënien në Premier League…
Ashtu si në sezonet e mëparshme, Everton po lufton për të shmangur rënien. Ata janë në vendin e 16-të, shtatë pikë larg vendit të fundit të rënies, i zënë nga Ipswich Town.
Në fazën tjetër, Everton do të presë në Goodison Park vizitën e Leicesterit të parafundit të renditur.