https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO/ Fitore me përmbysje në “Olimpico”, Roma parakalon Milanin në Seria A!
Roma festoi fitoren e katërt radhazi në kampionat, rezultat i njëmbëdhjetë radhazi i dobishëm për djemtë e Ranierit që ngjiten në vendin e tetë…
2 March 2025, 21:24Nga DOSJA
ITALI - Verdhekuqtë e Romës kanë arritur të marrin një fitore të rëndësishme me përmbysje ndaj Comos me rezultatin 2-1. Një karton i kuq në pjesën e dytë nga skuadra liqenore ndikoi shumë në realizimin e përmbysjes së Romës.
Da Cunha (44’) i dha avantazhin Comos në pjesën e parë, por Saelemaekers (61’) vendosi barazpeshën në “Olimpico”. Ndërsa goli që vulosi këtë sfidë, u realizua nga ukrainasi Dovbyk në minutën e 76-të.
Në minutat e fundit vetëm shtylla ndaloi Vojvodën, me Romën në gjendje të festonte fitoren e katërt radhazi në kampionat, rezultat i njëmbëdhjetë radhazi i dobishëm për djemtë e Ranierit që ngjiten në vendin e tetë në pritje të ndeshjes së shtyrë Milan-Lazio.
Me këtë fitore, Roma ka parakaluar paraprakisht Milanin në renditje, duke u ngjitur në vendin e tetë me 43 pikë, dy më shumë se kuqezinjtë. Ndërsa Como me 28 pikë pozicionohet në vendin e 13-të me gjashtë pikë larg zonës së ftohtë.