https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO / Manaj lë shenjë edhe në humbje, me golin e vetëm ndaj Gallatasaray-t!
Rey Manaj mbetet golashënuesi i tretë më i mirë në Superligën e Turqisë (pas Icardit dhe Dzekos) me 18 gola dhe 2 asiste.
5 May 2024, 21:22Nga DOSJA
TURQI - Rey Manaj arrin të lërë shenjë edhe kur skuadra e tij, Sivasspor, mposhtet thellë. Në javën e 35-të të Superligës së Turqisë, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare dha asistin për golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen tenistike 6-1 përballë Galatasaray-t në transfertë, si dhe iu anulua një gol në minutën e 70-të, kur vendësit po udhëhiqnin 4-1.
Galatasaray shënoi dy herë gjatë pjesës së parë me Ziyech dhe Mertens, por miqtë u kundërpërgjigjën me Osmanpasa në të 54-tën, i cili shtyu drejt rrjetës topin e devijuar me kokë nga Manaj.
Pas golave të realizuar nga Icardi dhe Ziyech (i dyti personal për marokenin) vjen finalizimi i Manajt, por që fatkeqësisht anulohet për pozicion jashtë loje milimetrik. Në minutat e mbetura vendësit realizuan edhe dy gola të tjerë me Mertens dhe Icardin. Pra, tre golëshenuesit e Galatasaray-t realizuan dygolësha.
Rey Manaj mbetet golashënuesi i tretë më i mirë në Superligën e Turqisë (pas Icardit dhe Dzekos) me 18 gola dhe 2 asiste.