https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO / Manaj mbetet protagonist në fitoret e klubit të tij edhe kur nuk shënon!
Sivaspori katapultohet në vendin e shtatë me 44 pikë. Rey Manaj është golashënuesi i tretë më i mirë i Superligës Turke deri në këtë fazë të kampionatit me 16 gola, dy më pak se Icardi dhe tre më pak se Edin Dzeko.
12 April 2024, 22:17Nga DOSJA
TURQI - Tjetër paraqitje vendimtare e Rey Manajt në radhës e Sivasporit në Turqi. Sulmuesi shqiptar asistoi shokun e tij skuadrës, Mening, në transfertë me Trabzonsporin, në javën e 32-të të Superligës së Turqisë.
Po luhej minuta e 53-të e takimit, kur sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shërbeu me zgjuarsi shkokun e skuadrës, i cili nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë.
Ky gol rezultoi vendimtar, pasi rezultati nuk ndryshoi më në minutat e mbetura. Ndeshja u luajt pa tifozë pasi skuadra vendase ishte dënuar për shkak të ngjarjeve në ndeshjen me Fenebahcen.
Me këtë rezultat, Sivaspori katapultohet në vendin e shtatë me 44 pikë. Rey Manaj është golashënuesi i tretë më i mirë i Superligës Turke deri në këtë fazë të kampionatit me 16 gola, dy më pak se Icardi dhe tre më pak se Edin Dzeko.