13 February 2023, 11:50
Nga DOSJA

KOLUMBI - Daniel Cataño, një futbollist i skuadrës Millonarios të Bogotás, u sulmua nga një tifoz, i cili u fut në fushë përpara se të fillonte ndeshjen. Ai po përgatitej të përballej kundër Deportes Tolima, në stadiumin “Manuel Murillo Toro de Ibagué”.
Mirëpo, përpara fillimit të ndeshjes, një tifoz i Deportes Tolimas ka mashtruar rojet e sigurisë dhe u hodh në fushë për të sulmuar nga pas lojtarin e Millonarios, dikur i Deportes Tolimas. Cataño u ndëshkua me karton të kuq, për ndjekjen në fushë të tifozit të Deportes Tolima, të cilin futbollisti e goditi. Agresori u arrestua dhe u identifikua si Alejandro Montenegro.
Por pas kësaj ngjarjeje, ku Catano u sulmua, skuadra e Millonarios nga Bogota u tërhoq nga fusha dhe gjyqtari Wílmar Roldán pezulloi ndeshjen.
"Ky është futbolli që na korrespondon të gjithëve dhe siguria jonë, e stafit stërvitor, e lojtarëve është mbi çdo gjë tjetër. Ne duhet të krijojmë një precedent, që të edukojmë veten si shoqëri (...) që të kujdesemi për njëri-tjetrin”,- kështu iu shpreh David Macalister Silva, kapiteni i Millonarios, gjyqtarit Roldán për të justifikuar vendimin e tyre për t'u tërhequr nga fusha.
Edhe Julián Quiñones, kapiteni i Deportes Tolima, miratoi vendimin e Millonarios për të lënë fushën dhe arbitrin për të pezulluar lojën: "Për mua do të ishte mirë nëse ndeshja nuk luhej. Sot ishte radha e Catanos, nesër mund të ishte një e nesh”.
B.T (Dosja.al)
Sport
13 February 2023, 11:32
ANGLI - Gjithçka u krijua përpara se Manchester City të dilte nga autobusi i ekipit të dielën, me qindra, nëse jo mijëra,...
Sport
13 February 2023, 10:52
SKOCI - Fatmirësisht, në botën e futbollit profesionist po ndodhin ende episode që na tregojnë se ne mund të besojmë në...
Sport
13 February 2023, 10:23
TURQI - I zbritur në Stamboll verën e kaluar, spanjoli i njohur Juan Mata nuk ka qenë kurrë në qendër të projektit ...
Sport
13 February 2023, 10:14
FRANCE - Rikthimi i tij mund të ndryshojë shumë gjëra. Viktimë e një dëmtimi në kofshën e majtë, që ...
Sport
13 February 2023, 07:02
SPANJE - Ecuria e Barcelonës në La Liga nuk ndalet. Katalanasit, në ditën e 21-të, fituan 1-0 në Villar...
Sport
13 February 2023, 06:57
ITALI - Napoli mundi Cremonese 3-0 në ndeshjen e 22-të të Serisë A, duke arritur fitoren e gjashtë radhazi dhe du...
Sport
12 February 2023, 20:55
ITALI - Juventusi mundi 1-0 Fiorentinën në ndeshjen e vlefshme për ditën e 22-të të Serisë...
Sport
12 February 2023, 20:34
ANGLI - Përpara se të shkonin në ‘Emirates Stadium’ të mërkurën, ‘Qytetarët’ rifituan vlerat e tyre...
Sport
12 February 2023, 19:25
TURQI - Ege-nit të vogël, i cili u shpëtua nën rrënojat në Hatay nga tërmeti me qendër Kahramanmaraş, futbollisti i Gala...
Sport
12 February 2023, 19:02
SHKODER - Vllaznia ka fituar ‘klasiken’ ndaj Tiranës në ‘Loro Boriçi’ dhe ka hapur garën për titullin t&eum...