Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO / Nuk ka histori “Klasikja” gjermane, Bayerni regjistron poker ndaj Dortmundit
Në debutimin me bavarezët ish-traneri Tomas Tuhel duket t’i ketë rikthyer Bayernit ritmin e munguar dhe dominimin në lojë, dhe këtë fitore me shifra 4-2.
1 April 2023, 20:19Nga DOSJA
GJERMANI - Debututon në një miks emocionesh Tomas Tuhel në krye të pankinës së Bayrnit të Munich duke mundur ish-skuadrën e ti Borussian në të ashtuquajturën klasikja e futbollit gjerman.
Një fitore jo e zakontë kjo me shifrat 4-2 kjo e Bayerni-it si për të bërë një ristart të kampionatit tashmë me trajnerin e ri. Takimi zhbllokohet që në minutën e 13-të me autogolin Kobel.
Pesë minuta më pas është Myler ai që dyfishon shifrat si për të treguar trendin e takimit dhe një dominim të bavarezëve që në kampionat kanë qenë në diskutim në disa performance gjatë sezonit.
Sërish nën emrin e Tomas Myler vjen edhe goli i tretë sërish 5 minuta më pas.
Me shifrat 3 -0 u mbyll pjesa e parë ndërkohë në të dytën ishte Coman që shënon edhe golin e katërt në minutën e 50-të, duke entuzjazmuar nga Tuhel i cili shihte si si shkërmoqej ish-skuadra e tij dhe deri tek drejtuesit më të lartë të skuadrës bavarezëve.
Goli i vetëm për Dortmundin erdhi në minutën e 72-të me Emre Çan, një gol statistikor që nuk ndikoi aspak në vazhdimësinë e takimit ashtu si edhe goli i Malen në përfundim të 90 minutëshit që vulosi shifrat e klasikes me shifrat 4-2.
Një përballje që rikthen edhe një herë dominimin e bavarezëve të cilët nuk njohin rivlnë Bundesligë dhe tashmë nën drejimin e Tomas Tuhel duket të kenë rigjetur ritmin e lartë të munguar në ndeshjet e fundit pavarësisht sukseseve.
ZVICER - Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s vendosi gjoba financiare ndaj klubeve spanjolle Barcelona, Sevilla, Real Sociedad dh...