Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO/ Penalltia e diskutueshme që shpëtoi Atletico Madridin ndaj një skuadre amatore
Bardhekuqtë siguruan një fitore të ngushtë vetëm afër fundit në Kupën e Mbretit (0-2)
1 November 2024, 07:30Nga DOSJA
SPANJE - Atlético Madrid duhej të priste 81 minuta për të shënuar një gol nga penalltia kundër Vic, një skuadër spanjole e nivelit të 6-të, në një ndeshje për Kupën e Mbretit!
Alfons Senye, lojtar i skuadrës katalanase, ka penguar brenda zonës së rreptësisë Giuliano Simeonen, djalin e trajnerit të Atleticos.
Megjithatë, në përsëritje, duket se Senye mezi e preku kundërshtarin e tij. Por duke qenë se nuk kishte VAR, lojtari në të vërtetë u përjashtua nga kartoni i dytë i verdhë… vetëm nëntë minuta pas hyrjes në fushë.
Julián Álvarez realizoi penalltinë dhe shënoi edhe golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes pak minuta më vonë, duke vulosur një fitore të vështirë për madrilenët (0-2).