https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares shkëlqen, gol dhe asist brenda pesë minutave…
Në minutën e 15-të të sfidës, Seferi shënon duke rikthyer barazpeshën 1-1, ndërsa
pas 5 minutash, u kthye sërish në protagonist, duke asistuar për futbollistin tjetër shqiptar, Enis Bardhi
3 April 2025, 09:00Nga DOSJA
TURQI - Ai iu përgjigj mos grumbullimit me lojë dhe gol. Taulant Seferi nuk mori një ftesë nga Sylvinho për dy ndeshjet e Kombëtares shqiptare për sfidat me Anglinë dhe Andorrën në kualifikueset e Botërorit 2026.
Por sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer në sfidën e Kupës së Turqisë, ku Bodrumspor u përball me Trabzonspor në çerekfinale. Në minutën e 15-të të sfidës, Seferi në hyrje të zonës nuk gaboi, duke rikthyer barazpeshën 1-1.
Pas 5 minutash, Seferi u kthye sërish në protagonist, duke asistuar futbollistin tjetër shqiptar, Enis Bardhi, i cili përmbysi momentalisht shifrat, në një ndeshje e cila në shtesëp u fitua 3-2 nga Trabzonspori.