https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO / Sulmuesi shqiptar bën mrekullinë, ngre trofeun në Poloni!
Wisla ka realizuar një mrekulli futbollistike duke fituar Kupën e Polonisë, pavarësisht se nuk bën pjesë në Ekstraklasa, elitën e futbollit polak. Skuadra Biala Gwiazda, që renditet e pesta në Division 1, mposhti 2-1 Pogonin në 120 minuta “betejë” në “PGE Narodowy” të Varshavës, finale që u ndoq në stadium nga 47500 tifozë.
2 May 2024, 20:30Nga DOSJA
POLONI - Dejvi Bregu u transferua gjatë merkatos dimërore nga turqit e Umraniyesporit te Wisla Krakow, skuadra historike që këtë sezon garon në divizionin e dytë.
Gjithsesi, Wisla ka realizuar një mrekulli futbollistike duke fituar Kupën e Polonisë, pavarësisht se nuk bën pjesë në Ekstraklasa, elitën e futbollit polak. Skuadra Biala Gwiazda, që renditet e pesta në Division 1, mposhti 2-1 Pogonin në 120 minuta “betejë” në “PGE Narodowy” të Varshavës, finale që u ndoq në stadium nga 47500 tifozë.
Takimi i rregullt u mbyll në barazim 1-1, me Wislën që barazoi në minutën e nëntë shtesë. Më pas shënoi sërish në 90+3’, duke fituar Kupën për herë të pestë në histori. Festë edhe për sulmuesin vlonjat, fitues i titullit kampion dhe Këpucës së Artë të Superiores me Teutën në sezonin 2020/2021.