20 January 2024, 20:25
Nga DOSJA
RROGOZHINE - Pas javës së 20-të të Abissnet Supëeriores, kuqeblutë e Vllaznisë e shohin veten në vendin e tretë në renditje me 35 pikët e grumbulluara. E vuajtur, por mjaft e vlefshme fitorja e pestë radhazi.
Vllaznia triumfon minimalisht 1-0 ndaj Erzenit në transfertë, një fitore pa shkëlqim dhe e siguruar vetëm në finale, falë një goli të Stojanovic që i duhet të falënderojë Pujën, por që merr vlera të mëdha, pasi skuadra kuqeblu që parakaloi Tiranën, duke rrëmber vendin e tretë në renditje duke përforcuar kredencialet për “Final Four”.
Në takimin e zhvilluar në Rrogozhinë është Vllaznia që jep sinjalin e parë me një goditje me kokë të Juric që i duhet të rregullojë shënjestrën. Në të 22-tën është Bekim Balaj që provon të tundë rrjetën me një goditje dënimi, por e gjen gati në grushtim Bruno Pujën.
Në minutën e 38-të, Vllaznia i falet Qarrit me Paul Komofale që tenton me kokë nga brenda zonës, por është portieri kuqeblu që i mohon golin. Pas 3 minutash janë futbollistët e Vllaznisë që pretendojnë për një prekje me dorë në zonë nga Sadiku, por kryesori Ferati vazhdon lojën dhe duket se nuk ka sinjalizim as nga VAR.
Pjesa e parë mbyllet me një tjetër tjetër tentativë të pasaktë të Vllaznisë ndërsa e dyta nis me Erzenin më agresiv, është Zeka që shfaqet kërcënues në kampin e skuadrës shijakase.
Loja vazhdon e luftuar por me të dyja skuadrat të kujdesëshme në mbrojtje, episod moviole në minutën e 68-të për një duel ajror mes Bekim Balajt dhe Atandës, dyshohet për prekje me dorë të mbrojtësit teksa Ferataj sheh dhe risheh pamjet në monitorin e VAR për plot 7 minuta që duken një pafundësi, teksa në fund vendos se gjithçka është e rregullt.
Erzeni tregon se është aty gati për të përfituar me një tjetër tentativë të Zekës por e pëson atëherë kur nuk e priste Në minutën e 86-të në një goditje këndi Bruno Puja gabon në zotërimin e topit duke ia dhuruar Milos Stojanovic, që nuk mendohet dy herë për ta çuar në rrjetë. Vllaznia në avantazh teksa mbeten vetëm pak minuta lojë që Vllaznia ia del t’i menaxhojë duke ruajtur avantazhin për ta mbyllur 1-0.
Për skuadrën e Qatip Osmanit është e pesta fitore radhazi, sinjal i qartë i ndryshimit të kursit në Shkodër, teksa Erzeni rikthehet te humbja pas katër ndeshjesh duke mos iu larguar zonës së ftohtë të klasifikimit.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 January 2024, 14:52
AUSTRALI - Befasi e madhe në Autralian Open. Tensitja polake, Iga Swiatek, numër 1 në renditjen botërore, u eliminua në raundin e tret&...
Sport
20 January 2024, 14:20
SLLOVAKI - Një tjetër rezultat i shkëlqyer i Lara Colturit në ndalesën e Jasnës në Kupën e Botës. Ajo arrin të...
Sport
20 January 2024, 12:11
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit ka anulluar pjesëmarrjen e Shqipërisë, në një turne miqësor të organizuar nga FIFA me...
Sport
20 January 2024, 11:42
ANGLI - Trajneri Jurgen Klopp tha se u emocionua kur dëgjoi për dashurinë e Sven-Goran Eriksson-it për të drejtuar Liverpool-in dhe se ...
Sport
20 January 2024, 11:26
EMIRATET E BASHKUARA - Manchester City vazhdon grumbullimin e trofeve dhe çmimeve, pasi dje fitoi edhe titullin e ekipit më të mir&...
Sport
20 January 2024, 11:05
SHBA - Lajmi për ndarjen nga jeta të Sean Barber po shkakton trishtim në sportin e atletikës. Atleti kanadez i kërcimit me shko...
Sport
20 January 2024, 10:50
ANGLI - Me vetëm gjashtë gola në 28 ndeshje këtë sezon, Bruno Fernandes e ka pasur të vështirë të shënoj&eum...
Sport
20 January 2024, 10:39
ARABIA SAUDITE - Nuk ka më asnjë dyshim se Cristianinho ka trashëguar shumë nga talenti futbollistik i babait të tij, Cristiano Ronal...
Sport
20 January 2024, 10:28
EMIRATET ARABE - Cristiano Ronaldo ishte i pranishëm këtë të premte në galën e Globe Soccer Awards, në Dubai, ku theksoi se...
Sport
20 January 2024, 10:16
SPANJE - Gazeta spanjolle 'Marca' raporton për interesimin e Barcelonës për José Melro, një sulmues i ri 19-vjeçar, i cili p&e...