Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në reagimin e tij, Beleri thekson Gjykata vlerësoi se autoritetet shqiptare nuk kishin shqyrtuar siç duhet nëse paraburgimi kishte tejkaluar afatin e arsyeshëm dhe i akordoi dëmshpërblim për dëmin moral dhe shpenzimet gjyqësore.

STRASBURG- Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut e cila, ka konstatuar shkelje të të drejtave të tij lidhur me kohëzgjatjen e paraburgimit në Shqipëri.
Në reagimin e tij, Beleri thekson se Gjykata vlerësoi se autoritetet shqiptare nuk kishin shqyrtuar siç duhet nëse paraburgimi kishte tejkaluar afatin e arsyeshëm dhe i akordoi dëmshpërblim për dëmin moral dhe shpenzimet gjyqësore.
Ai e lidhi çështjen me arrestimin e tij më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve vendore, në të cilat u zgjodh kryetar i Bashkisë Himarë. Ai thakson se paraburgimi e pengoi të merrte detyrën dhe të përmbushte vullnetin e votuesve.
Eurodeputeti akuzoi gjithashtu qeverinë shqiptare për ndërhyrje politike në drejtimin e Bashkisë Himarë dhe ngriti shqetësime për të drejtat e pronësisë dhe të pakicës etnike greke në Shqipëri. Në fund të reagimit të tij, ai thekson se do të vijojë betejën për drejtësi në planin politik dhe gjyqësor.
Reagimi i Belerit:
Në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, qytetarët e vendlindjes sime më zgjodhën Kryetar Bashkie. Megjithatë, shteti shqiptar më kishte burgosur që të premten, më 12 maj, dy ditë përpara zgjedhjeve, mbi bazën e akuzave të pabaza. Sot, e martë, 10 nëntor 2026, tre vjet e gjysmë më vonë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) pranoi ankesën time dhe dënoi Shqipërinë.
Konkretisht, GJEDNJ konstatoi shkelje të të drejtave të mia lidhur me kohëzgjatjen e paraburgimit tim, duke hedhur poshtë arsyetimin e gjykatave shqiptare dhe duke theksuar se ato nuk kishin shqyrtuar siç duhet nëse paraburgimi kishte tejkaluar një kohëzgjatje të arsyeshme. Njëkohësisht, Gjykata më akordoi dëmshpërblim për dëmin moral dhe shpenzimet gjyqësore.
Ky vendim nxjerr në pah problemet serioze në funksionimin e institucioneve në Shqipëri dhe në respektimin e të drejtave të qytetarëve. Paraburgimi im nuk më privoi vetëm nga liria. Ai më mohoi edhe të drejtën për të bërë betimin dhe për të marrë drejtimin e Bashkisë që qytetarët më besuan. Njëkohësisht, u mohoi qytetarëve të Himarës të drejtën për të pasur kryetarin e bashkisë që ata vetë kishin zgjedhur.
Manipulimet politike dhe manovrat e qëllimshme bënë që z. Goro të qëndronte në detyrën e kryetarit të bashkisë, pavarësisht humbjes së tij në zgjedhje, për t’u pasuar më pas nga emërimi i dy kryetarëve të tjerë të bashkisë nga qeveria. Pas këtyre arbitrariteteve qëndron një synim më i gjerë: vazhdimi i shkeljes së të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të pakicës të anëtarëve të Minoritetit Etnik Grek në Shqipëri.
Këto praktika përbëjnë një tjetër dëshmi të distancës që e ndan Shqipërinë nga parimet dhe vlerat evropiane. Falënderoj përzemërsisht avokaten time në Shqipëri, znj. Klodiana Gyzari, si dhe avokatin z. Vangjel Guma, i cili më mbrojti përpara GJEDNJ-së. Falënderoj gjithashtu, nga thellësia e zemrës, të gjithë ata që më qëndruan pranë që në momentin e parë dhe besuan në drejtësinë e kauzës sonë.
Asnjë manovër gjyqësore dhe asnjë interes politik nuk mund ta anulojnë vullnetin e qytetarëve të Himarës. Qytetarët më zgjodhën kryetarin e tyre të bashkisë. Vota e tyre ka vlerë dhe zëri i tyre duhet të respektohet. Vazhdojmë betejën për drejtësi dhe për të drejtën tonë, si në planin politik, ashtu edhe në atë gjyqësor./Dosja.al
Erion Veliaj TIRANË- Erion Veliaj i është drejtuar me një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të Partis...
Fredi Beleri TIRANA- Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg i ka dhënë të drejtë eurodeputetit Fredi Bel...
Ilir Beqaj TIRANA- GJKKO ka vendosur të rrëzojë shumicën e kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësi...
Takimi BE-Mali i Zi BRUKSEL- Mali i Zi është i pari që teston masat e reja mbrojtëse të BE-së, me shtetet anëtare që p...
Erion Veliaj dhe Plarent Ndreca TIRANA- Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca i është drejtuar ditën e sotme sërish m...
SPAK TIRANA- Gjykata e Posaçme është tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin lidhur me t&eu...
Edi Rama Partia Socialiste është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.&nb...
Edi Rama dhe Emmanuel Macron FRANCA- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku sot dhe nesër zhvillohet Forumi i Paqes në Paris, një akti...
BRUKSEL- Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi të hënën se nuk sheh pothuajse asnjë shenjë ...
Sergio Mattarella ITALI- Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka përshëndetur në gjuhën shqipe gjatë një takimi n&...