10 November 2026, 12:43
Nga E.d
SPAK
TIRANA- Gjykata e Posaçme është tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin lidhur me të bashkëpandehurit e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Mes tyre është edhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, ndërsa ata po gjykohen veçmas në një proces me gjykim të shkurtuar. Bëhet me dije se vendimi për ta do të shpallet në datën 25 nëntor, në orën 15:30. Ndërsa për 19 të pandehurit e tjerë, mes të cilëve Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, seanca e radhës do të jetë më 17 nëntor.
Për ish-deputeten e PS, Klotilda Bushka e cila akuzohet për pengim të drejtësisë, SPAK ka kërkuar dënimin me 600 mijë lekë gjobë e ulur në 400 mijë lekë për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndërsa për disa të tjerë ka kërkuar pezullim të dënimit ose vendosjen në shërbim prove. Nga të gjithë të pandehurit në këtë çështje, SPAK ka kërkuar burg vetëm për biznesmenin Elman Abule. Në kuadër të këtyre hetimeve për Flutura Xhani të akuzuar për deklarim të rremë është kërkuar 40 mijë lekë gjobë, për Frosina Bollo të akuzuar për korrupsion u kërkuan 8 muaj burg dhe pezullimi kësaj mase. Gjithashtu është kërkuar edhe një gjobë prej 330 mijë lekë për OJF-në e saj, “Frobolus”.
Për biznesmenin Fatmir Bektashi, u kërkua deklarimi fajtor për korrupsion aktiv dhe dënimi tij përfundimtar me 8 muaj burg. Ndërsa për Ina Goxhajn është kërkuar 8 muaj burg për korrupsion dhe 4 vjet e 8 muaj heqje lirie për pastrim parash. Por, pas kësaj u kërkua pezullimi i dënimit dhe vendosja e saj në shërbim prove për pesë vjet. Për Adela Kondakçiu të akuzuar për pastrim parash u kërkua masa 4 vjet e 8 muaj burg dhe në përfundim përjashtimi nga dënimi. Ndaj ish-punonjësit të policisë, Fatjon Baçi i cili akuzohet se i dha në mënyrë të paligjshme një telefon Veliajt, u kërkua dënimi me 3 vjet e 4 muaj burgim dhe në përfundim pezullimi e vendosja në shërbim prove për një periudhë 4-vjeçare.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Erion Veliajt SPAK hetime
Politike
10 November 2026, 10:25
E.d
Edi Rama
Partia Socialiste është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.&nb...
Politike
10 November 2026, 07:59
E.d
Edi Rama dhe Emmanuel Macron
FRANCA- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku sot dhe nesër zhvillohet Forumi i Paqes në Paris, një akti...
Politike
9 November 2026, 22:58
E. D
BRUKSEL- Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi të hënën se nuk sheh pothuajse asnjë shenjë ...
Politike
9 November 2026, 22:25
E. D
Sergio Mattarella
ITALI- Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka përshëndetur në gjuhën shqipe gjatë një takimi n&...
Politike
9 November 2026, 21:51
E. D
Hristijan Mickoski
MAQEDONI E VERIUT- Debati për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedonin&...
Politike
9 November 2026, 19:15
E. D
KOSOVË- Prania e NATO-s në Kosovë nuk pritet të ndikohet drejtpërdrejt nga ndryshimet e mundshme në sigurinë evropiane. Pers...
Politike
9 November 2026, 18:57
E. D
Emmanuel Macron dhe Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të ...
Politike
9 November 2026, 18:07
E. D
Ervin Demo
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo deklaroi se Policia Rrugore do të marrë masa të shtuara për ...
Politike
9 November 2026, 16:51
E. D
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë kryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpuni...
Politike
9 November 2026, 16:16
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një skemë të re të bonusit të bebeve, e cila parashikon mb&eu...