9 November 2026, 22:25
Nga E. D
Sergio Mattarella
ITALI- Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka përshëndetur në gjuhën shqipe gjatë një takimi në Pallatin Presidencial Quirinale me Bajram Begajn dhe një delegacion të kryetarëve të bashkive italiane ku jetojnë komunitete arbëreshe.
“Mirëmëngjes, dhe ju lutem më falni për shqiptimin tim”, u shpreh Mattarella, duke përshëndetur të pranishmit në shqip dhe duke bërë me humor një koment për shqiptimin e tij.
Në takim ishte i pranishëm edhe Eparkia e Ungrës (Lungro), ndërsa në qendër të bisedës ishte lidhja historike, kulturore dhe vëllazërore mes Shqipërisë dhe Italisë, e ruajtur ndër shekuj edhe përmes komuniteteve arbëreshe.
Mattarella falënderoi homologun shqiptar, Bajram Begaj, për miqësinë personale dhe theksoi rëndësinë e këtij takimi si një mundësi për të dëshmuar edhe një herë lidhjen e hershme të vëllazërisë mes dy vendeve dhe popujve.
Kreu i shtetit italian përshëndeti gjithashtu banorët e komunave arbëreshe, duke i cilësuar ata si “ruajtës të një historie të lashtë”.
Gjatë fjalës së tij, Mattarella kujtoi edhe vizitën e përbashkët me Begaj në Piana degli Albanesi, në tetor të vitit 2024, si dhe vizitën e tetë viteve më parë në Shën Mitër Koronë (San Demetrio Corone), së bashku me presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Ilir Meta.
“Edhe sot mund të përsërisim se ndihemi vërtet anëtarë të së njëjtës bashkësi”, deklaroi Mattarella, duke nënvizuar lidhjet e veçanta që bashkojnë dy popujt./Dosja.al
Sergio Mattarella ITALI-
Politike
9 November 2026, 21:51
E. D
Hristijan Mickoski
MAQEDONI E VERIUT- Debati për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedonin&...
Politike
9 November 2026, 19:15
E. D
KOSOVË- Prania e NATO-s në Kosovë nuk pritet të ndikohet drejtpërdrejt nga ndryshimet e mundshme në sigurinë evropiane. Pers...
Politike
9 November 2026, 18:57
E. D
Emmanuel Macron dhe Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të ...
Politike
9 November 2026, 18:07
E. D
Ervin Demo
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo deklaroi se Policia Rrugore do të marrë masa të shtuara për ...
Politike
9 November 2026, 16:51
E. D
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë kryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpuni...
Politike
9 November 2026, 16:16
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një skemë të re të bonusit të bebeve, e cila parashikon mb&eu...
Politike
9 November 2026, 16:05
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas dështimit të mbledhjes s&eum...
Politike
9 November 2026, 15:48
E. D
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se protestat kanë ndikuar në aktivitetin ekonomik të v...
Politike
9 November 2026, 15:33
E. D
Florjan Binaj
TIRANË- Aktori dhe Florjan Binaj ka konfirmuar zyrtarisht kandidimin për kryetar të Bashkisë së Tiranës n&e...
Politike
9 November 2026, 13:59
E.d
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Komisioni për Reformën Zgjedhore është kthyer në një arenë pqërplasjesh mes opozitës dh...