10 November 2026, 13:16
Nga E.d
Erion Veliaj dhe Plarent Ndreca
TIRANA- Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca i është drejtuar ditën e sotme sërish me një letër Drejtorisë së Burgjeve për dokumentacionin mjekësor Veliajt, i cili do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë. Në letrën e tij drejtuar institucionit, Ndreca bën me dije se përgjigjja që ka marrë për letrën e 7 nëntorit, e referon te mbrojtja e të dhënave personale si dhe se kartela administrohet nga burgu i Fierit.
Ai thekson se nuk ka kërkuar kartelën e përgjithshme shëndetësore të administruar nga IEVP Fier, por rezultatet e ekzaminimit radiologjik, raportin përkatës dhe çdo konstatim apo rekomandim të specialistëve. Më tej, ai shprehet se gjendja e këmbës është përkeqësuar dhe mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale. Në fund, avokati Ndreca kërkon dorëzimin e dokumentacionit brenda ditës, duke shtuar se në rast vonese përgjegjësit do të përgjigjen para ligjit.
Letra e Ndrecës
Të nderuar,
Mora përgjigjen tuaj lidhur me kërkesën time, të cilën e keni regjistruar me nr. 1620 prot., datë 09.11.2026, ndonëse ju është dërguar që më datë 07.11.2026, për një çështje të natyrës urgjente shëndetësore.
Konstatoj se përgjigjja juaj nuk i jep zgjidhje kërkesës konkrete për vënien në dispozicion të dokumentacionit mjekësor të krijuar nga institucioni juaj gjatë ekzaminimit të z. Erion Veliaj, më datë 07.11.2026.
Referimi te detyrimi për mbrojtjen e të dhënave personale nuk përbën shkak ligjor për refuzimin e aksesit të vetë pacientit në dokumentacionin e tij shëndetësor apo të përfaqësuesit të autorizuar prej tij.
Po kështu, fakti që kartela shëndetësore e një të paraburgosuri administrohet nga IEVP Fier nuk e përjashton përgjegjësinë e institucionit tuaj për dokumentacionin që vetë ka krijuar, përpunuar apo ruan.
Ju rikujtoj se nuk kam kërkuar kartelën e përgjithshme shëndetësore të administruar nga IEVP Fier, por rezultatet e ekzaminimit radiologjik, raportin përkatës dhe çdo konstatim apo rekomandim të specialistëve të spitalit tuaj.
Për këtë arsye, ju kërkoj:
Të konfirmoni nëse dokumentacioni i ekzaminimit të datës 07.11.2026 administrohet ose ruhet nga institucioni juaj.
Të më vini menjëherë në dispozicion raportin e MRI-së, imazhet përkatëse dhe çdo raport apo rekomandim mjekësor të hartuar gjatë ekzaminimit.
Nëse dokumentacioni i është përcjellë IEVP Fier, të identifikoni datën, mënyrën e përcjelljes dhe dokumentet konkrete të dorëzuara.
Kërkesa ime nuk ka të bëjë me informacionin shëndetësor të një personi të tretë, por me dokumentacionin e klientit që përfaqësoj, për qëllime të drejtpërdrejta të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave të tij ligjore.
Sipas informacioneve të marra, gjendja shëndetësore e z. Veliaj mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale. Dokumentacioni kërkohet për konsultim të menjëhershëm me mjekë specialistë në Tiranë, për të vlerësuar nevojën, urgjencën dhe mënyrën e trajtimit.
Orientimi i kërkesës nga një institucion te tjetri, pa mundësuar aksesin në dokumentacionin e kërkuar, krijon vonesa të pajustifikuara në një proces vendimmarrjeje që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e pacientit. Ju kërkoj trajtimin me përparësi të kësaj kërkese dhe përcjelljen e dokumentacionit në rrugë elektronike, në mënyrë të sigurt, brenda ditës së sotme.
Ju bëj të qartë se çdo vonesë e mëtejshme e pajustifikuar në dhënien e dokumentacionit, nëse pengon trajtimin në kohë apo kontribuon në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të klientit tim, do të ngrejë çështjen e përgjegjësisë ligjore të institucionit dhe të zyrtarëve përgjegjës. Veprimet dhe mosveprimet përkatëse do t'u nënshtrohen verifikimeve nga autoritetet kompetente.
Në pritje të përgjigjes suaj të menjëhershme.
Me respekt,
Plarent Ndreca
Avokat i z. Erion Veliaj
Për dijeni: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; znj. Klodiana Spahiu./Dosja.al
Erion Veliaj Plarent Ndreca letrër
Politike
10 November 2026, 12:43
E.d
SPAK
TIRANA- Gjykata e Posaçme është tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin lidhur me t&eu...
Politike
10 November 2026, 10:25
E.d
Edi Rama
Partia Socialiste është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.&nb...
Politike
10 November 2026, 07:59
E.d
Edi Rama dhe Emmanuel Macron
FRANCA- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku sot dhe nesër zhvillohet Forumi i Paqes në Paris, një akti...
Politike
9 November 2026, 22:58
E. D
BRUKSEL- Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi të hënën se nuk sheh pothuajse asnjë shenjë ...
Politike
9 November 2026, 22:25
E. D
Sergio Mattarella
ITALI- Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka përshëndetur në gjuhën shqipe gjatë një takimi n&...
Politike
9 November 2026, 21:51
E. D
Hristijan Mickoski
MAQEDONI E VERIUT- Debati për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedonin&...
Politike
9 November 2026, 19:15
E. D
KOSOVË- Prania e NATO-s në Kosovë nuk pritet të ndikohet drejtpërdrejt nga ndryshimet e mundshme në sigurinë evropiane. Pers...
Politike
9 November 2026, 18:57
E. D
Emmanuel Macron dhe Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të ...
Politike
9 November 2026, 18:07
E. D
Ervin Demo
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo deklaroi se Policia Rrugore do të marrë masa të shtuara për ...
Politike
9 November 2026, 16:51
E. D
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë kryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpuni...