10 November 2026, 10:25
Nga E.d
Edi Rama
Partia Socialiste është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Burime nga selia rozë i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se kjo asamble do të mbahet të shtunën ora 10:30 në një resort në Gjirin e Lalzit. Gazetari Muhamed Veliu rendit çështjet kryesore që pritet të jenë objekt diskutimi nga kryesocialisti Edi Rama.
Kjo do të jetë një asamble ku fokusi do të jetë në përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 9 majit, përfshirë situatën me protestat, të cilat vazhdojnë, pavarësisht rënies së pjesëmarrjes. Krahas mobilizimit për t’i fituar këto zgjedhje, pritet që Edi Rama të shpalosë mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve socialistë për kryebashkiakë.
Vlen për t’u parë nëse nga kjo asamble Edi Rama do të shpalosë idetë e tij se cila mund të jetë kandidatura perfekte për të fituar Bashkinë e Tiranës, më të madhen në vend. Socialistët presin nga kjo asamble të dëgjojnë qëndrimet publike të kryetarit të PS-së për sa i përket Erion Veliajt, tashmë të vendosur publikisht në një kurs të fortë përplasjeje me Edi Ramën pas transferimit në burgun e Fierit.
Gjithashtu, mbetet për t’u parë nëse do të futet në rendin e ditës të kësaj asambleje mocioni i Elisa Spiropalit, ku i kërkon Edi Ramës hapjen e Partisë Socialiste dhe adreson nevojën e një “Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë”. Asamblenë e shtatorit 2023, Edi Rama e përdori për të shpalosur ndryshimin e gjysmës së kabinetit të tij qeverisës.
Mbetet tërësisht ekskluzivitet i Ramës nëse do ta përdorë Asamblenë e 14 nëntorit për ndryshime thelbësore në kabinetin e tij të katërt, në një kohë kur qeveria po përballet me një mori shqetësimesh të ardhura nga protestat, për të cilat kryeministri thotë se i ka mbajtur shënim dhe po adresohen./Top Channel
Partia Socialiste Edi Rama Asambleja e PS
Politike
10 November 2026, 07:59
E.d
Edi Rama dhe Emmanuel Macron
FRANCA- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku sot dhe nesër zhvillohet Forumi i Paqes në Paris, një akti...
Politike
9 November 2026, 22:58
E. D
BRUKSEL- Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi të hënën se nuk sheh pothuajse asnjë shenjë ...
Politike
9 November 2026, 22:25
E. D
Sergio Mattarella
ITALI- Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka përshëndetur në gjuhën shqipe gjatë një takimi n&...
Politike
9 November 2026, 21:51
E. D
Hristijan Mickoski
MAQEDONI E VERIUT- Debati për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedonin&...
Politike
9 November 2026, 19:15
E. D
KOSOVË- Prania e NATO-s në Kosovë nuk pritet të ndikohet drejtpërdrejt nga ndryshimet e mundshme në sigurinë evropiane. Pers...
Politike
9 November 2026, 18:57
E. D
Emmanuel Macron dhe Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të ...
Politike
9 November 2026, 18:07
E. D
Ervin Demo
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo deklaroi se Policia Rrugore do të marrë masa të shtuara për ...
Politike
9 November 2026, 16:51
E. D
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë kryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpuni...
Politike
9 November 2026, 16:16
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një skemë të re të bonusit të bebeve, e cila parashikon mb&eu...
Politike
9 November 2026, 16:05
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas dështimit të mbledhjes s&eum...