17 November 2026, 08:57
Nga E.d
Pamje
MEKSIKA- Gazetari 50-vjeçar Camilo Rodriguez është vrarë me armë zjarri në qytetin Heredia të Kosta Rikës, pasi dy persona të armatosur me motoçikletë e qëlluan disa herë teksa ndodhej brenda automjetit të tij. Sipas autoriteteve, autorët e qëlluan gazetarin nëntë deri në dhjetë herë dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të vrasjes.
Rodriguez ishte i njohur për denoncimet e tij publike mbi lidhjet e dyshuara mes politikanëve dhe karteleve të fuqishme të drogës. Përmes rrjeteve sociale, ku publikonte pothuajse çdo ditë, ai kishte ngritur akuza për aktivitetin e krimit të organizuar në vend.
Gazetari kishte deklaruar më herët se kishte marrë kërcënime me jetë dhe pretendonte se kishte përcjellë informacione për aktivitetin e karteleve edhe tek Agjencia Amerikane Kundër Drogës (DEA). Vrasja ka shkaktuar reagime të forta në komunitetin gazetaresk. Shoqata e Gazetarëve të Kosta Rikës kërkoi një hetim të shpejtë dhe të plotë për të vënë autorët para drejtësisë. Edhe presidentja e vendit, Laura Fernandez, dënoi ngjarjen, duke e cilësuar atë si një sulm ndaj lirisë së shprehjes.
Rodriguez kishte qenë më parë në një përballje ligjore me presidenten, e cila në gusht të vitit 2025 kishte ngritur një padi për shpifje ndaj tij, pas pretendimeve të gazetarit lidhur me financimin e shtëpisë së saj nga një trafikant droge. Këto pretendime nuk janë provuar. Ngjarja rikthen në vëmendje shqetësimet për rritjen e krimit të organizuar në Kosta Rika, e cila vitet e fundit është shndërruar në një pikë të rëndësishme logjistike për trafikun ndërkombëtar të drogës.
Camilo Rodriguez Kosta Rika meksika
Bota
17 November 2026, 08:45
E.d
Foto ilustruse
Në përpjekjet për ashpërsimin e rregullave të migracionit, Gjermania dhe katër shtete të BE-së synojn&e...
Bota
17 November 2026, 08:27
E.d
Lista Studentore
Seanca konstituive e Kuvendit të ri të Serbisë pritet të nisë në orën 10:00. Për herë të pa...
Bota
17 November 2026, 08:08
E.d
Foto ilustruse
GUATEMALA- Guatemala ka shpallur gjendjen e rrethimit në dy rajone të vendit pas një vale të përgjakshme dhune, q...
Bota
17 November 2026, 08:02
E.d
Pamje
PALESTINA- Pesë palestinezë kanë mbetur të plagosur pasi një kolon izraelit përplasi automjetin e tij me një grup nje...
Bota
17 November 2026, 07:54
E.d
Foto ilustruse
SHBA- United Airlines ka përjetuar një ndërprerje të gjerë teknike në sistemet e saj informatike, duke shkaktuar ...
Bota
17 November 2026, 07:49
E.d
Pamje
RUSI- Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka shënuar një tjetër përshkallëzim, pasi autoritetet ruse kanë raportuar nj...
Bota
17 November 2026, 07:44
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jenë duke zhvilluar një bombë të re bërthamore, të p...
Bota
17 November 2026, 07:29
E.d
Jeffrey Epstein
SHBA- Një ekspert i mjekësisë ligjore ka ngritur dyshime të reja lidhur me vdekjen e financierit amerikan Jeffrey Epstein,...
Bota
17 November 2026, 07:24
E.d
Phil Collins
SHBA- Legjenda e muzikës Phil Collins është përlotur gjatë ceremonisë së pranimit në Rock & Roll Hall...
Bota
16 November 2026, 22:58
SERBI- Me seancën konstituive, Asambleja Kombëtare e Serbisë po ashtu po mirëpret një forcë të re politike. Lista Stude...