Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
VIDEO/ Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër
Të dy pritet të ekstradohen drejt Italisë, ku duhet të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit.
22 November 2026, 14:17Nga G.M
pamje
TIRANË- Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Shkodër dhe në Vorë, në kuadër të dy fazave të tjera të operacionit policor “Fast”. Arrestimet u kryen nga strukturat e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me policinë vendore dhe pas shkëmbimit të informacioneve me Interpol Romën.
I arrestuari 45-vjeçar në Shkodër kërkohej nga autoritetet italiane, pasi ishte dënuar me 7 vite e 11 muaj burg për ''Vjedhje me dhunë', 'vjedhje me thyerje' dhe 'kundërshtim e dhunë ndaj punonjësve publikë'. Ndërsa 49-vjeçari i kapur në Vorë ishte dënuar me 4 vite burg për 'torturë' dhe 'skllavëri'. Të dy pritet të ekstradohen drejt Italisë, ku duhet të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit.
NJOFTIM:
Policia e Shtetit
Finalizohen 2 faza të tjera të operacionit të koduar “Fast”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër dhe DVP Tiranë. Kapen në Shkodër dhe në Vorë 2 shtetas në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, si rezultat i kontrolleve dhe i informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, kanë finalizuar 2 faza të tjera të operacionit të koduar “Fast”.
-Gjatë fazës së parë u kap në Shkodër dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi A. D. alias V. D., 45 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Romës, e ka dënuar me 7 vjet e 11 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me thyerje”, mbetur në tentativë, “Kundërshtimi i punonjësve që kryejnë detyrë publike” dhe “Dhuna ose kanosja ndaj punonjësit publik”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 5 vjet, 4 muaj e 2 ditë burgim.
-Gjatë fazës së dytë u kap në Vorë dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi B. K., 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Barit, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Torturë” dhe “Skllavëri”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 3 vjet, 11 muaj e 3 ditë burgim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve në Itali./Dosja.al