LIVE UPDATES
Politike

Tensionet në Dibër/ Flet ish-deputeti: Si policia terrorizoi fëmijët në mes të natës, një grua në gjendje të rëndë

29 June 2019, 09:06 Nga DOSJA
Tensionet në Dibër/ Flet ish-deputeti: Si policia terrorizoi

Tiranë-Ish-deputetit i PD-së Xhemal Gjunkshi ka reaguar pas tensioneve të djeshme në Dibër. Ai është shprehur se kontrollet e policisë kanë vijuar edhe pas orës 12:00 të natës  dhe janë terrorizuar qytetarët.

“Në fshatin Tomin është goditur një grua e cila vazhdon të jetë ende në gjendje të rëndë, madje policia ka goditur edhe djalin 14 vjeçar i cili ka tentuar t’i japë ndihmë nënës së tij dhe nuk është lejuar ta çojë në spital, duke i thënë lëre të vdesë aty.
Në fshatin Kandër në orën 03: 37 min, policia ka hedhur gaz lotsjellës brenda në një banesë duke helmuar burra, gra e fëmijë në gjumë.”, shprehet ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!
Jemi këtu përpara jush për të dënuar terrorin dhe dhunën e ushtruar nga forcat speciale Renea, FNSH dhe policia vendore e Dibrës.
Në shkelje të plotë të ligjit, policë me maska të veshur si terroristë kanë shqyer dyert, kanë kontrolluar dhe kanë shoqëruar 12 qytetarë.
Kundrejt personave të shoqëruar dhe familjarëve të tyre është ushtruar dhunë fizike, ç’ka është e papranueshme.
Kontrollet kanë vijuar nga ora 02:30 e natës e në vazhdim, duke goditur e masakruar gra e fëmijë.
Në fshatin Tomin është goditur një grua e cila vazhdon të jetë ende në gjendje të rëndë, madje policia ka goditur edhe djalin 14 vjeçar i cili ka tentuar t’i japë ndihmë nënës së tij dhe nuk është lejuar ta çojë në spital, duke i thënë lëre të vdesë aty.
Në fshatin Kandër në orën 03: 37 min, policia ka hedhur gaz lotsjellës brenda në një banesë duke helmuar burra, gra e fëmijë në gjumë.
I bëjmë thirrje kamikazit Lleshaj të lerë mënjanë planet e Ramës për të shantazhuar opozitën .
Edhe njëherë informojmë opinionin publik se: Protesta ishte në formën e marshimit, shumë e qetë dhe qytetare.
Provokimet ishin të gjitha nga policë civilë dhe persona të panjohur, të infiltruar nga policia, gjë e cila u konstatua që në fillim të protestës.
Nga ana e protestuesve nuk është lënduar, dëmtuar asnjë punonjës i policisë së shtetit apo qoftë edhe një qytetar i thjeshtë.
Deklarata në ngutje e sipër e Ministrit Lleshaj dhe policisë së shtetit ,ka qenë tërësisht një mashtrim dhe një turp shumë i madh.
Lëndimet e policëve, gazetarëve dhe qytetarëve, kanë ardhur nga sasia e tepërt e gazit lotsjellës që është përdorur. Gjatë gjithë kohës qytetarët kanë ndihmuar policët, që ishin të pa përgatitur për përdorim gazi.
Protestuesit nuk kanë dëmtuar asnjë xham, asnjë objekt shtetëror apo biznes privat, për pasojë gjithë kjo dhunë policore është e pa ligjshme, e panevojshme, e pajustifikueshme dhe provokuese.
Partia Demokratike distancohet dhe dënon ashpër veprimet provokuese, të dhunshme të cilat bien në kundërshtim me ligjin.
I bëjmë thirrje policisë së shtetit, dhe organizatës së dosjes 184, të mos provokojë qytetarët e Dibrës.
Prej më shumë se 7 orësh policia nuk lejon avokatin të takojë qytetarët e shoqëruar.
Ndaj të shoqëruarve brenda ambjenteve të policisë është ushtruar dhe po ushtrohet dhunë dhe tortura fizike.
Oficeri Bujar Alla po i merr për deklarim të shoqëruarit, pa praninë e avokatit. Krejtësisht në kundërshtim me Kodin e Procedurës penale.
Një paralajmërim për Drejtorin e Policisë vendore të Qarkut Dibër, Skënder Kalemaj i cili ka provokuar haptas protestuesit, ka sharë, fyer dhe ofenduar rëndë, duke përdorur një fjalor banal, jashtë etike, të papranueshëm për një oficer policie.
Nga burimet tona, që disponojmë deri në këto momente në KZAZ nr. 19 nuk ka pasur materiale zgjedhore. E gjitha kjo ka qenë një provokim nga ana e policisë pasi kjo vërtetohet se edhe në këto momente mjetet e ushtrisë po transportojnë materialet zgjedhore nga Bulqiza drejt Peshkopisë.

Tensione, përplasje ka pasur dje në disa qytete, si Shkodra, Bulqiza dhe Dibra. Simpatizantët e PD-së dhe PS-së kanë sulmuar disa KZAZ. Në Dibër pati përplasje mes mbështetësve të PD-së dhe policëve. Gjithashtu edhe në Bulqizë. Policia iu përgjigj me gaz lotsjellës.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike tensionet në dibër xhemal gjunkshi zgjedhjet e 30 qershorit tensionet në dibër xhemal gjunkshi zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...