15 November 2026, 22:31
Nga G.M
pamje
ANGLI- Dy të rinj, 22 dhe 23 vjeç, kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Leeds të Britanisë së Madhe, pasi një automjet BMW, që po tentonte t’i shmangej policisë, u përplas me makinën ku ata udhëtonin. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar katër persona. Aksidenti ndodhi në orët e para të së dielës, më 15 nëntor, në rrugën Gelderd.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, BMW-ja blu nuk iu bind sinjalit të policisë për të ndaluar dhe efektivët nisën ndjekjen e saj. Gjatë tentativës për t’u larguar, automjeti u përplas me një Volkswagen Scirocco, i cili po hynte në rrugën Gelderd. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin 22-vjeçar të Volkswagen-it, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Pasagjerja 23-vjeçare u transportua në spital, por nuk arriti t'u mbijetojë plagëve të marra.
Në pranga përfundoi drejtuesi 39-vjeçar i BMW-së, i dyshuar për shkaktim të vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm i automjetit dhe drejtim nën ndikimin e kanabisit, mbi kufirin e lejuar. Në automjet ndodheshin edhe tre të mitur, dy djem 16 dhe 17 vjeç dhe një vajzë 16-vjeçare, të cilët mbetën të plagosur lehtë dhe u arrestuan gjithashtu me dyshimin për përfshirje në ngjarje. Ndërkohë, Zyra e Pavarur për Sjelljen e Policisë ka nisur një hetim për të shqyrtuar rrethanat e ndjekjes policore dhe aksidentit fatal. Hetuesit po mbledhin prova dhe pamje filmike për të zbardhur plotësisht ngjarjen./Dosja.al
Bota
15 November 2026, 22:20
G.M
pamje
KINË- Kina ka shënuar një tjetër arritje në fushën e aviacionit, pasi avioni elektrik CE-25A realizoi fluturimin e ...
Bota
15 November 2026, 21:43
G.M
pamje
BELGJIKË- Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombole propani në tregun e Krishtl...
Bota
15 November 2026, 21:33
G.M
foto ilustruese
ESTONI- Estonia ka vendosur të mbyllë të gjitha pikat e kalimit kufitar me Rusinë duke nisur nga 1 dhjetori, pas një ...
Bota
15 November 2026, 21:01
G.M
foto ilustruese
SHBA- Kompania Meta është gjobitur me 805 milionë euro nga Autoriteti Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Persona...
Bota
15 November 2026, 20:51
G.M
Scott Bessent
SHBA- Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, i ka kërkuar kompanisë Nvidia të japë shpjegime mbi dyshimet se mu...
Bota
15 November 2026, 20:41
G.M
pamje
ÇEKI- Qindra mijëra qytetarë kanë protestuar këtë të diel në Pragë të Republikës Ç...
Bota
15 November 2026, 18:20
G.M
pamje
SPANJË- Një fluks rekord emigrantësh është regjistruar në Ishujt Kanarie të Spanjës, ku 1,488 persona mb&...
Bota
15 November 2026, 17:42
G.M
RUMANI- Tre anije tregtare janë goditur nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, duke shkaktuar zjarre në bord dhe shqet&e...
Bota
15 November 2026, 17:25
G.M
Donald Trump
SHBA- Humbjet e thella të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit të nëntorit 2026 kanë shtuar shqetës...
Bota
15 November 2026, 17:20
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka drejtuar kritika ndaj Kongresit, duke kërkuar miratimin e menjëhershëm të fo...