16 November 2026, 07:15
Nga G.M
Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin
SHBA- Për herë të parë, Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin pritet të zhvillojnë një samit trepalësh në Shenzhen të Kinës, më 19 nëntor. Në qendër të diskutimeve do të jenë çështja e çarmatimit bërthamor dhe konflikti në Iran, ndërsa lufta në Ukrainë pritet të mos përfshihet në rendin e ditës.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Kina ka konfirmuar zhvillimin e takimit trepalësh mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, i cili do të mbahet të enjten, më 19 nëntor, në qytetin Shenzhen, në juglindje të vendit. Takimi do të zhvillohet në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) dhe do të shënojë herën e parë që tre liderët takohen së bashku në një format të tillë.
Një nga temat kryesore pritet të jetë reduktimi i arsenaleve bërthamore. Presidenti amerikan Donald Trump synon të hapë diskutimet për mundësinë e një marrëveshjeje më të gjerë për kufizimin e armëve bërthamore, duke përfshirë tri fuqitë kryesore. Megjithatë, Kina ka mbajtur vazhdimisht qëndrimin se përgjegjësia kryesore për reduktimin e këtyre arsenaleve u takon SHBA-së dhe Rusisë, të cilat zotërojnë rezervat më të mëdha bërthamore në botë.
Pekini argumenton se arsenali i tij është dukshëm më i vogël dhe nuk ka shprehur gatishmëri për t'iu nënshtruar të njëjtave kufizime. Një tjetër çështje me rëndësi në tryezën e diskutimeve do të jetë konflikti me Iranin, i nisur më 28 shkurt përmes operacioneve ushtarake amerikane dhe izraelite. Zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i negociatave mes Uashingtonit dhe Teheranit pritet të jenë pjesë e bisedimeve.
Ndërkohë, lufta në Ukrainë pritet të mbetet jashtë diskutimeve trepalëshe. Qëndrimi lidhet me insistimin e Kinës se çdo proces negociues për përfundimin e konfliktit duhet të përfshijë edhe vendet evropiane. Çështja është diskutuar edhe në takimet e fundit mes presidentit kinez Xi Jinping dhe homologëve evropianë, ku është theksuar rëndësia e pranisë së Evropës në çdo tryezë negociatash për Ukrainën.
Samiti në Shenzhen pritet të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare, pasi në të njëjtën tryezë do të ulen drejtuesit e tri fuqive me ndikim të madh në politikën dhe sigurinë globale, në një moment kur tensionet ndërkombëtare mbeten të larta./Dosja.al
donald trump
Bota
16 November 2026, 07:30
E.d
Foto ilustruse
Për më shumë se katër dekada, industria e gjysmëpërçuesve është udhëhequr nga dy ligje, pot...
Bota
15 November 2026, 22:57
G.M
Ron Arad,
IZRAEL- Shërbimi sekret izraelit, Mossad, ka ndërmarrë operacione sekrete, përfshirë rrëmbime dhe marrje në...
Bota
15 November 2026, 22:46
G.M
Donald trump
SHBA- Zgjedhjet e fundit në SHBA kanë tronditur skenën politike amerikane, duke lënë të dyja partitë kr...
Bota
15 November 2026, 22:31
G.M
pamje
ANGLI- Dy të rinj, 22 dhe 23 vjeç, kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Leeds të Britanisë së...
Bota
15 November 2026, 22:20
G.M
pamje
KINË- Kina ka shënuar një tjetër arritje në fushën e aviacionit, pasi avioni elektrik CE-25A realizoi fluturimin e ...
Bota
15 November 2026, 21:43
G.M
pamje
BELGJIKË- Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombole propani në tregun e Krishtl...
Bota
15 November 2026, 21:33
G.M
foto ilustruese
ESTONI- Estonia ka vendosur të mbyllë të gjitha pikat e kalimit kufitar me Rusinë duke nisur nga 1 dhjetori, pas një ...
Bota
15 November 2026, 21:01
G.M
foto ilustruese
SHBA- Kompania Meta është gjobitur me 805 milionë euro nga Autoriteti Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Persona...
Bota
15 November 2026, 20:51
G.M
Scott Bessent
SHBA- Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, i ka kërkuar kompanisë Nvidia të japë shpjegime mbi dyshimet se mu...
Bota
15 November 2026, 20:41
G.M
pamje
ÇEKI- Qindra mijëra qytetarë kanë protestuar këtë të diel në Pragë të Republikës Ç...