LIVE UPDATES
Aktualitet

“Turi si fotograf shpellash”/ Artan Fuga analizon një tjetër pyetje nga testi i Gjuhë-Letërsisë: Mjerë maturantët, u

22 June 2020, 09:34 Nga DOSJA
“Turi si fotograf shpellash”/ Artan Fuga analizon një

TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka shkëputur një tjetër pyetje nga testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, e cila është: “Cili ilustrim do t’i ndihmonte më shumë lexuesit të kuptonin një artikull për shpellën më të madhe në botë?”

Teksa flet për pyetjen ai thekson se ky test privilegjoi maturantët që dhanë përgjigje të gabuar dhe ndëshkoi ata që dhanë përgjigje të sakta.

“Ky është testi. Privilegjon ata që japin përgjigje të gabuara dhe ndëshkon maturantët që kanë dhënë përgjigje të drejta.”, shprehet Artan Fuga.

Duke ironizuar me hartuesit e testit në ministri, Fuga shkruan: “Prandaj them se ata pinë raki dëllinje me damixhanat më të mëdha në botë. Ata nuk dinë shqip. Mjerë maturantët që duhet të kuptojnë këto pyetje dhe përgjigje idiote!”

Shkrimi i plotë: 

Turi si fotograf shpellash! Përgjigja e gabuar e pyetjes 14 të testit të gjuhës shqipe dhe letërsisë të Maturës 2020: 14. Cili ilustrim do t’i ndihmonte më shumë lexuesit të kuptonin një artikull për shpellën më të madhe në botë? 1 pikë

A) Një listë e eksploruesve të shpellave.
B) Një vizatim i pajisjeve të eksploratorëve të shpellave.
C) Një grafik i dimensioneve të shpellave më të mëdha në botë.
D) Një foto e pamjes së brendshme të shpellës

Sipas Ministrisë të Arsimit përgjigje e saktë është përgjigja “D” : Një foto e pamjes së brendshme së shpellës!

Pikërisht një përgjigje kryekëput e gabuar. Imagjinoni sesi maturantë që kanë dhënë këtë përgjigje të gabuar kanë marrë pikën e kësaj pyetjeje, kurse të tjerë që mund të kenë dhënë përgjigjen e saktë e kanë humbur atë pikë!

Ky është testi. Privilegjon ata që japin përgjigje të gabuara dhe ndëshkon maturantët që kanë dhënë përgjigje të drejta.

Imagjinoni tani Turin, a ndonjë budalla, duke dashur të ilustrojë rrëfimin e tij për shpellën më të madhe në botë!!! Tur speleologun, raftistin, alpinistin, Tur shpellarin që dëshiron të tregojë shpellën… më të madhe në botë!

Formulimi i pyetjes është sa idiot aq edhe i gabuar. Ai që e ka formuluar atë nuk e ka haberin fare nga teknikat e administrimit të zbulimeve shkencore. Shikoni budallallikun! Shpellën më të madhe në botë – thuhet!!! E kush është shpella më e madhe në botë? Shkencëtarët dhe ne njerëzit mund të dimë se cila është shpella më e madhe në botë e zbuluar deri tani për të cilën kemi dijeni, por aspak se cila është shpella më e madhe në botë. Sepse shpella më e madhe në botë nuk është si të pyesësh se cili është avioni më i madh në botë? Mund të ketë shpella edhe më të mëdha në… botë, por që ende nuk janë zbuluar. Si mund t’i ilustrojmë rrëfimet për to! Shikoni injorantët se çfarë thonë! Shpella më e madhe në botë, jo në planetin Tokë! Pra, kërkojnë të ilustrojmë edhe shpellën më të madhe duke përfshirë miliarda e miliarda, pa fund galaktika! Me siguri e kanë bërë testin duke pasur temperaturë ose të pirë! Por, le t’i lemë këto sepse janë megjithatë anësore. Alternativa e parë e përgjigjes A, sigurisht është një idiotësi. Për ta hequr atë mjafton të jesh në klasën e tretë të fillores. Eshtë njësoj si të pyesësh dikë: Cila është ëmbëlsira më e mirë në botë? Dhe budallai të të përgjigjet: Kjo varet nga emri i guzhinjerit!!! Përgjigja e dytë B është edhe më idiote, dhe mund të shtrohet vetëm për fëmijë e kopshtit, jo për maturantët. Ta zemë : Sa kilometra është diametri i Tokës? Dhe budallai të përgjigjej : Kjo varet nëse diametrin në fjalë e përshkruajmë me autobuz urban apo me biçikletë, pra të varej nga mjeti me të cilin udhëtojmë.

Problemi shtrohet vërtet kur bëhet fjalë për të zgjedhur midis përgjigjes C : Ilustrimi të bëhet me grafikë të dimensione të shpellave më të mëdha (të zbuluara) në botë (në Tokë) dhe përgjigjes D : apo të bëhet me anë të një fotografie, lexojeni mirë, vetëm “një” fotografie nga pamjet e brendshme të shpellës!

Le ta lemë idiotësinë e të shprehurit në shqip allasoj : Fotografi e pamjeve të brendshme të shpellës! Sepse shpella paska edhe anët e veta të jashtme, sikur të ishte ndonjë motel, ose pallat!!! Të brendshmet e shpellës!!! Uaaaauaaaaa! Fotografimi i “pamjeve”… Uaaaaaaaua! Të fotografosh pamjet!!! A dinë shqip këta apo jo? Vetë një fotografi është një pamje e shpellës! Fotografohet shpella, jo pamjet e shpellës. Fotoja është pamje e shpellës. Lëmsh Turi lëmsh. Prandaj them se ata pinë raki dëllinje me damixhanat më të mëdha në botë. Ata nuk dinë shqip. Mjerë maturantët që duhet të kuptojnë këto pyetje dhe përgjigje idiote! Nejse! Sigurisht përgjigje e saktë është përgjigja që Ministria e Arsimit e quan të gabuar. Ilustrimi me grafiqe dimensionesh shpellash të mëdha, është përgjigje e mundshme e saktë, jo me një foto nga “pamjet” e brendshme të shpellës!

Pse?

Sepse sikurse ka argumentuar para më shumë se 2 mijë vjetësh Sokrati, që të dallosh se një objekt është më i madh apo më i vogël, duhet atë ta krahasosh me të gjithë objektet e tjerë të ngjashëm ose jo. Pra e ilustron mendimin që je në shpellën më të madhe jo duke e fotografuar atë, por duke krahasuar dimensionet e saj me ato të shpellave të tjera.

Mënyrë tjetër për Tur shpellarin nuk ka!

Sigurisht edhe një foto mund të jetë ilustruese, por jo në funksion të vërtetimit ose demonstrimit të një shpelle si më e madhja në botë, sikurse përcakton pyetja e testit.

Ministria e Arsimit u kërkon maturantëve të quajnë përgjigje të drejta ato që në fakt janë të gabuara.

Sado e madhe të jetë një shpellë, fotografia e saj nuk na jep asgjë për të argumentuar se ajo është më e madhja… në botë. Sepse vetëm “një” fotografi, siç thotë testi, nuk e krahason atë shpellë me asnjë shpellë tjetër.

Aq më shumë që fotografia e shumta na jep disa pamje, por e ka të pamundur të na japi të gjitha hapësirat e shpellës. Edhe sikur të jetë foto 360 gradë, ajo nuk mund të japi të gjithë zgavrat ose hapësirat e ndërlikuara të një shpelle. Kur themi e “madhe” nuk kemi parasysh vetëm sipërfaqen, por kemi parasysh volumin, pra që na kërkon të dimë gjerësinë, lartësinë, gjatësinë e shpellês. Kjo e fundit nuk është një sallë mbledhjesh e Ministrisë, drejt, por ka hyrje e dalje që me “një” foto, është e pamundur të dalin në pah. Përmbi të gjitha fotografia, në një shpellë të errët, kërkon flashe dhe nuk mat dimensione. Ministria e arsimit a njeh ndonjë aparat fotografik a celular që fotografon dhe një kohësisht mat volumin e hapësirës që fotografon?

A njeh ndonjë aparat fotografik a celular që fotografon, mat dimensionet e volumit të hapësirës të shpellës që fotografon, dhe njëherësh bën edhe krahasimin me shpellat që nuk ka fotografuar? Një maturant serioz, të gjithë maturantët në fakt, mirë që nuk kanë luajtur mendsh kur kanë lexuar këtë pyetje dhe përgjigjet alternative për të! Me siguri nga mërzia kanë hequr dy përgjigjet e para të mundshme si idiote, dhe pastaj kok’a pil kanë rrumbullakosur njerën nga përgjigjet e mbetura. Cfarë do të bëjnë shpellarët e Ministrisë me pikën e gabuar për pyetjen e 14 të testit?

Ditën e djeshme dolën përgjigjet e testit të Gjuhë- Letërisë. Duke iu referuar rezultateve me notën 10 janë vlerësuar vetëm,  2.45% ose 760 maturantë, ndërsa 3.11% janë mbetësa.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan fuga notat e provimit te gjuhe-letersise artan fuga notat e provimit te gjuhe-letersise

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...