https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Turqia liron masat, hapen shkollat dhe restorantet/ Reagojnë mjekët: Ka rritje të rasteve me infektime nga mutacionet, nuk mu
2 March 2021, 12:52Nga DOSJA
TURQI-Turqia ditën e sotme ka lehtësuar masat izoluese, duke rihapur restorantet dhe shkollat. Sipas TheGaurdian, pronarët e bareve dhe restoranteve kishin kërkuar prej kohësh hapjen e tyre pasi të ardhurat e këtij sektori kanë rënë me 65%. Po ashtu ata duan lehtësim nga borxhi në rritje, sigurimet shoqërore dhe pagesat e taksave.
“Ne po u shërbenim 4,000-5,000 njerëzve në javë. Tani ne po shërbejmë vetëm 500 njerëz. Unë nuk përfitova nga asnjë mbështetje,”-ka thënë pronari i restorantit Pideban me qendër në Stamboll, Yusuf Kaptanoglu përpara se të njoftoheshin masat lehtësuese.
Ndërkohë, në të gjithë Turqinë, shkollat fillore, si dhe klasat e teta deri në të 12-at rifilluan arsimin e pjesshëm. Ky vendim ka shqetësuar mjekët, të cilët kanë reaguar duke thënë se rastet e infektimit me mutacionet e Covid-19 janë rritur dhe vendi nuk mund t’i kthehet normalitetit.
“Numri i rasteve të virusit mutant po rritet gjithnjë e më shumë. Ne nuk shohim kushte për t’u kthyer në një ‘normale’ të vjetër. Interesi politike dhe ekonomike nuk duhet të kenë përparësi mbi jetën njerëzore dhe shkencën,”-ka shkruar Shoqata e Mjekëve turq në Twitter.
Ditën e djeshme, presidenti Rexhep Tajip Erdogan hoqi bllokimet e fundjavës në qytete me rrezik të ulët dhe të mesëm dhe bllokimet e kufizuara deri të Dielën në ato që konsiderohen me rrezik më të lartë, me një plan që ai e ka quajtur një “normalizim të kontrolluar”.
Turqia, me një popullsi prej 83 milion, ka shpërndarë 8.96 milion vaksina në një fushatë që filloi në mes të janarit. Më shumë se 7 milion njerëz kanë marrë dozën e parë dhe 1.89 milion kanë marrë një të dytë.
Që prej fillimit të pandemisë në Turqi janë shënuar 2,711,479 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 28,638 pacientë.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAL I ZI– Qeveria malazeze të Hënën shkarkoi oficerin e lartë të policisë, Zoran Lazovic për shkak të lidhjeve të tij të pretenduara me grupe të krimit të organ...
KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ditën e sotme ka nisur numri i votave më postë.Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar nga z...
KOSOVË-I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ditën e djeshme është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja,...
ITALI– Italianët po tentojnë që të marrin vaksinën Sputnik në San Marino pasi vendi filloi administrimin e vaksinës ruse javën e kaluar.San Marino, i cili ndodh...
AUSTRI– Austria dhe Danimarka po shohin mundësinë e një marrëveshje me Izraelin për të marrë vaksina, pas vonesave të shumta që ka kanë patur si vende të ...
KOSOVË-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Uran Ismaili, nënkryetarin Memli Krasniqi dhe anëtarja e kryesisë...
ITALI– Karabinierët arrestuan 4 persona, një me origjinë italiane dhe tre me origjinë shqiptare, dhe sekuestruan një vilë të përdorur për kultivimin e kanabisit...
KOSOVË-Procesi i numrit të votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të veçanta ka përfunduar. Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar n...
KINË- Ekspertët e shëndetit në Kinë thonë se vendi i tyre po mbetet pas në vaksinimin ndaj koronavirusit sepse e ka nën kontrolpërhapjen, por planifikon të...