Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
U dënua me vetëm 10 vite burg, ish- efektivi që vrau Klodian Rashën ”nuk kënaqet”, ankimon vendimin në Apel (PRETENDIM
5 August 2021, 08:01Nga DOSJA
TIRANË– Ish-efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj, i dënuar për vrasje me dashje të 25-vjeçarit Klodian Rasha ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë në Gjykatën e Apelit.
Hajdaraj kërkon ndryshimin e vendimit dhe dënimin për akuzën e “vrasjes në tejkalim të nevojës për tu mbrojtur”, por jo vrasje me dashje, ashtu siç është gjykuar në Gjykatën e Tiranës. Ankimi është dorëzuar në fund të korrikut dhe pritet që Apeli të hedh shortin për dosjen. Por ish-efektivi nuk është i vetmi që ka ankimuar vendimin, pasi edhe Prokuroria ka pretendime për dënimin.
Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg por Gjykata e Tiranës e dënoi me 15 vite burg dënim, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 10 vite heqje lirie.
Klodian Rasha u ekzekutua mesnatën e 8 dhjetorit, kur 25-vjeçari kishte thyer rregullat e orës policore, dhe u pikas nga dy efektivë të forcave “Shqiponja”. Nevaldo Hajdaraj, një efektiv 26-vjeçar u përplas me Rashën dhe përfundoi duke e vrarë atë me një plumb në shpatull. Vetë efektivi që ndodhet tashmë pas hekurave ka rrëfyer se situata i ka dalë nga kontrolli pasi kishte menduar se 25-vjeçari kishte armë.
(k.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 156 kontrolle pas publikimit të një investigimi, i cili pretendonte për një cilësi të keqe të akulloreve që...
DURRËS– Ergys Vogli dhe Klejton Xhaferri janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi kishin kthyer një banesë me qera në një pikë përpunimi të drogër...
VLORË- Zjarri vazhdon në Karaburun, por operacioni për shuarjen e flakëve është lënë në mes. Shkak është bërë era e fortë, e cila po rrezikon me flakët jet...
TIRANË– Informacionet më të fundit nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë me dije se në të gjithë vendin janë numëruar 6 vatra zjarri, të shpërndarja nga jugu në ...
TIRANË– 6 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në të gjithë vendin, 2 janë shuar ndërsa, 1 është izoluar. Ky është bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes për sit...
ITALI– Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia italiane pasi akuzohet se dhunoi seksualisht një grua italiane. Sipas mediave italiane, ai e ki...
GJIROKASTËR– Policia e Gjirokastrës ka vendosur në pranga 5 persona të akuzuar për kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje. Agim Piperi, Teki Mino, Edmon...
VLORË– Ka më shumë se 2 javë që digjet por situata duket se nuk është nën kontroll, madje po degradon nga momenti në moment. Zjarri në Karaburun po f...
TIRANË- Kjo është kanadezo-amerikania Lyda Jolanda Harris, 74 vjeçe, e arrestuar në Shqipëri, pasi kërkohet nga autoritetet amerikane. Të mërkurën g...