30 October 2026, 09:13
Nga G.M

TIRANË- 41-vjeçari Elton Andreica, i njohur edhe me mbiemrin Muça, është arrestuar në Vorë, pasi u kap duke mbajtur një armë zjarri tip 'pistoletë' pa leje. Gjatë ndërhyrjes, ai ka kundërshtuar efektivët e policisë që po e ndiqnin, ndërsa kontrollet e mëtejshme në banesën e tij çuan në edhe në sekuestrimin e një jeleku antiplumb.
Andreica rezulton person me precedentë penalë, pasi është dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ai ka pasur edhe episode të mëparshme të kundërshtimit të punonjësve të policisë gjatë ndërhyrjeve për arrestimin e tij. Ndërkohë, hetuesit po verifikojnë dyshimet për përfshirjen e tij në aktivitete të tjera të paligjshme, përfshirë edhe një lidhje të mundshme me shitjen e armëve.
NJOFTIM:
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Përfshirja”.
Sekuestrohen armë zjarri (pistoletë), jelek antiplumb, municion luftarak, mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë, automjet dhe celular. Arrestohet në Marikaj, një 41-vjeçar, i cili duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi, transportonte armën e zjarrit, me qëllim trafikimin.
Gjatë arrestimit, 41-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë, efektivët. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Përfshirja”, në kuadër të të cilit arrestuan në flagrancë shtetasin E. A.(M.), 41 vjeç, banues në Vorë.
41-vjeçari u ndalua teksa drejtonte automjet, në Marikaj, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. Ky shtetas ka kundështuar me dhunë, punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale. Nga kontrolli fizik atij iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilët dyshohet se do ta trafikonte, ndërkaq, nga kontrolli në banesë iu gjetën jelek antiplumb dhe mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë.
Punohet për dokumentimin e plotë të përfshirjes së shtetasit E. A.(M.) në veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./Dosja.al
pistolete
Aktualitet
30 October 2026, 09:06
Elton Qyno
Është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, Bilal Kara, pronari i spitalit “International Medicare Hospital” alias “Sante Plu...
Aktualitet
30 October 2026, 08:19
G.M
Projektligji i ri për Investimet, që shfuqizon ligjin kontrovers të investimeve strategjike, kritikohet se ruan në thelb të njëjta...
Aktualitet
30 October 2026, 08:08
G.M
Makina e dëmtuar
FIER- Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Fier, pranë Spitalit Memorial. Sipas...
Aktualitet
30 October 2026, 07:20
G.M
Sadleva Bodo,
FIER- Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve Sadleva Bodo, ka deleguar kompetencat e saj te zëvendësi Anesti Kapllani, vetëm ...
Aktualitet
30 October 2026, 07:10
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Moti këtë të premte parashikohet të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për...
Aktualitet
29 October 2026, 21:50
E.M
TIRANË- Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti ka hyrë në librin e Rekordeve Guinness, pasi realizoi 72 rrotullime të plota 360 gradë brend...
Aktualitet
29 October 2026, 21:36
E.M
GREQI- Policia greke ka arrestuar 3 persona, 2 grekë dhe 1 shqiptarë nën akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen. Sipas burimeve policore,...
Aktualitet
29 October 2026, 21:27
E. D
Ferit Hoxha
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas rrëzimit të helikopterit të ...
Aktualitet
29 October 2026, 21:07
E. D
Përplasjet në Kuvend
TIRANË- Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë kaosit të ndodhur këtë t...
Aktualitet
29 October 2026, 21:02
E.M
KORÇË- Një 60-vjeçar është plagosur me thikë në qytetin e Korçës pasditen e sotme, ndërsa autori i...