LIVE UPDATES
Politike

U shkarkua nga detyra si kreu i IKMT, reagon për herë të parë Afrim Qendro: Puna e mirë nuk duhet të ndalet me largimin e një drejtuesi

Qendro përmend ristrukturimin e institucionit, aksionet kundër ndërtimeve pa leje, kontrollet në kantieret e ndërtimit dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.

16 November 2026, 16:27 Nga E. D
U shkarkua nga detyra si kreu i IKMT, reagon për herë të
Afrim Qendro

TIRANË- Afrim Qendro ka reaguar pas shkarkimit nga drejtimi i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Me anë të një mesazhi, ai rendit arritjet që pretendon se ka realizuar gjatë nëntë muajve në krye të institucionit. Qendro përmend ristrukturimin e institucionit, aksionet kundër ndërtimeve pa leje, kontrollet në kantieret e ndërtimit dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.

Po ashtu, ai falënderon në mënyrë të veçantë kryeministrin Edi Rama për besimin, si dhe bashkëpunëtorët dhe punonjësit e IKMT-së. Megjithatë, në reagimin e tij, ish-kreu i IKMT-së nuk jep asnjë shpjegim për arsyet e largimit nga detyra si kreu i IKMT. 

Në fund të reagimit, ai uron që të gjitha punët e mira të nisura të vijojnë me të njëjtin përkushtim dhe që IKMT të vazhdojë të përmbushë me dinjitet misionin e tij në shërbim të ligjit, qytetarëve dhe mbrojtjes së territorit e mjedisit që përbën një ndër kapitujt më të rëndësishëm në negociatat me BE-në.

Reagimi i Afrim Qendros: 

Një falënderim nga zemra!

Pas nëntë muajsh në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, është momenti të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që më besuan, më mbështetën dhe u bënë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët në këtë institucion.

Ishte një periudhë intensive, me shumë sfida, përgjegjësi dhe punë, por mbi të gjitha me rezultate konkrete, të cilat besoj se kanë lënë gjurmën e tyre në funksionimin dhe orientimin e mëtejshëm të IKMT-së.

Që në ditët e para, synimi im ishte që IKMT të bëhej një institucion më profesional, më efikas dhe më pranë qytetarëve. Për këtë arsye, një nga punët e para ishte ristrukturimi i burimeve njerëzore, duke synuar që formimi dhe profesioni i çdo punonjësi të përputhej sa më mirë me pozicionin dhe përgjegjësitë e tij. Besoj se institucionet e forta ndërtohen pikërisht duke vendosur njerëzit e duhur në vendin e duhur.

Kemi punuar për të ndryshuar dhe përmirësuar imazhin e IKMT-së, duke i dhënë më shumë rëndësi misionit të tij në mbrojtje të territorit, mjedisit dhe pyjeve. Kemi qenë të vendosur në ndëshkimin e ndërtimeve të paligjshme, njëkohësisht kemi bashkëpunuar me ARRSH-në në hapjen e kantiereve dhe avancimin e projekteve publike por dhr pastrimin e akseve rrugore duke kuptuar se zhvillimi dhe respektimi i ligjit duhet të ecin gjithmonë së bashku.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar sigurisë në kantieret e ndërtimit. Rritja e monitorimit, kontrollet më të shpeshta dhe kërkesa për zbatimin e standardeve të sigurisë kanë qenë pjesë e një pune të vazhdueshme, me një objektiv të qartë: mbrojtjen e jetës së punonjësve. Fakti që gjatë kësaj periudhe nuk kemi pasur ngjarje tragjike në kantieret e ndërtimit është një rezultat që na bën të ndihemi mirë, sepse pas çdo kontrolli dhe çdo mase të marrë qëndron një jetë njerëzore.

Po aq e rëndësishme ka qenë edhe puna me ankesat e qytetarëve. Kemi synuar që IKMT të mos jetë thjesht një institucion që ushtron kontroll, por edhe një institucion që dëgjon dhe u përgjigjet qytetarëve. Sot po trajtohen jo vetëm ankesat e reja, por edhe shumë prej atyre të mbartura prej vitesh, të cilat për një kohë të gjatë kishin mbetur pa zgjidhje. Besoj se ky është një nga treguesit më domethënës të përgjegjësisë që një institucion publik duhet të ketë ndaj qytetarëve.

Asnjë prej këtyre punëve dhe rezultateve nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen dhe bashkëpunimin e shumë njerëzve.

Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Kryeministrin Edi Rama, për besimin që më dha dhe mundësinë për të drejtuar këtë institucion duke dhënë kontributin tim në një detyrë me përgjegjësi të lartë publike.

Një falënderim i sinqertë për Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, për mbështetjen dhe bashkëpunimin, si dhe për Besfort Lamallarin dhe Ervin Demon, ministrat me të cilët pata mundësinë të punoja gjatë kësaj periudhe, për komunikimin dhe bashkëpunimin institucional.

Por falënderimi më i veçantë shkon për të gjithë punonjësit e IKMT-së, gra dhe burra, me të cilët ndamë sfida, përgjegjësi dhe angazhimin e përditshëm për të çuar përpara punët e institucionit. Secili prej jush ka dhënë kontributin e vet dhe rezultatet e arritura janë mbi të gjitha meritë e punës suaj. Ju falënderoj për përkushtimin, seriozitetin dhe bashkëpunimin!

Largohem nga kjo detyrë me respekt për institucionin, me mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët dhe me kënaqësinë që në këta nëntë muaj arritëm të bëjmë punë konkrete, të vendosim prioritete të qarta dhe të hedhim themele për një IKMT më të mirë.

Jam i bindur se puna e mirë nuk duhet të ndalet me largimin e një drejtuesi. Përkundrazi, ajo duhet të vazhdojë, të konsolidohet dhe të çojë përpara standardet e vendosura.

Uroj që të gjitha punët e mira të nisura të vijojnë me të njëjtin përkushtim dhe që IKMT të vazhdojë të përmbushë me dinjitet misionin e tij në shërbim të ligjit, qytetarëve dhe mbrojtjes së territorit e mjedisit që përbën një ndër kapitujt më të rëndësishëm në negociatat me Bashkimin Evropian.

Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e këtij rrugëtimi! Mirënjohje dhe respekt!/Dosja.al

edirama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin