Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në lidhje me këtë, Rama tha se në këto tubime janë bashkuar individë, grupe sociale dhe parti politike që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se protesta e cila po zhvillohet nga ta prej dy javësh nuk ka lidhje me popullin. Në një mesazh për mediat, Rama cilësoi protestuesit si një turmë agresive, duke pretenduar se veprimet e tyre po krijojnë frikë dhe po pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve në Tiranë.
Kryeministri akuzoi protestuesit për akte dhune me gurë dhe zjarr, ndërsa vuri në pikëpyetje përbërjen dhe qëllimet e protestës. Në lidhje me këtë, lideri i qeverisë tha se në këto tubime janë bashkuar individë, grupe sociale dhe parti politike që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Sipas tij, ata kanë një qëllim të përbashkët kundër qeverisë. Duke iu referuar thirrjeve të protestuesve për dorëheqjen e qeverisë, Rama deklaroi se ata nuk kanë mandat për të folur në emër të qytetarëve.
"Nuk dua t'i rikthehem këtu përbërjes së kësaj turme, një mishmash kategorish ku janë mbledhur bashkë individë e grupe sociale, parti politike që s'kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. As dua të përsëris këtu përzierjen e duarve të huaja, parasë së zezë, krimit të organizuar... Ky mish-mash ka një devizë përbashkuese qysh kur tribuna e flamingove u kthye në një vendgrumbullim sorrash e korbash: ’’Ne jemi populli, ne nuk e durojmë dot më këtë sistem, ne nuk e duam më këtë qeveri, ne nuk e pranojmë më këtë kryeministër! Jep dorëheqjen, bindju popullit’’.
Keqkuptimi i madh shumë! Fatmirësisht, askush nga ne nuk është populli përveç vetë popullit dhe ky mishmash të keqkuptuarish që kanë marrë ‘’peng’’ Tiranën, bashkë me vëmendjen e një populli të tërë falë edhe ekraneve të korruptuara televizive që i bëjnë hosana dhunës e vulgaritetit, nuk ka asnjë lidhje me popullin, dhe nuk ka jo e jo, asnjë autorizim për të folur në emër të popullit sepse populli flet vetë, me votën e tij dhe as kjo turmë e verbër, as ne vetë dhe as askush tjetër, po vetëm ai, Sovrani popull, i jep mandatet për të folur e për të vendosur në emrin e tij.
Kjo është marrëveshja themelore e demokracisë, ashtu sikundër është liria dhe e drejta e secilit në demokraci të flasë në emrin e vet personal apo në emër të grupimit, organizatës, shoqatës, sindikatës apo komunitetit ku bën pjesë; të kërkojë atë që mendon, atë që dëshiron apo edhe atë që i teket po të dojë; të dalë në rrugë, të protestojë, të bëjë grevë për atë që mendon se i takon. Por liria dhe e drejta e tij, e tyre, e të gjithë atyre që duan t’u imponojnë të tjerëve mendjen, idetë, kërkesat, bindjet e tyre, mbaron aty ku nis liria dhe e drejta e të tjerëve për të pasur mendjen, idetë, qëndrimet dhe bindjet e tyre. Dhe mbi të gjitha jetën e tyre.
Ky kufi e ndan ligjin e bashkëjetesës demokratike nga ligjësitë e totalitarizmave apo të xhunglës, ku sundon dhuna, forca, frika dhe nënshtrimi pa kushte. Këtë kufi, pikërisht këtë kufi e kapërcyen me dhunë fashistët dhe komunistët, në emër të popullit, kundër sistemit, me dhunë e me terror, pastaj çfarë sollën për popullin dhe çfarë sollën për vendin e dimë mirë që të gjithë. Ose të paktën që të gjithë ata që dinë historinë dhe nuk ngatërrojnë Ismail Qemalin me Ismail Kadarenë.", tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit studentë, të cilët prej 16 ditësh po protestojnë kundë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së u shpreh se opozit...
Pamje TIRANA- Ambasadorja e BE në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa po zhvillon ditën e sotme një takim me kreun e grupit parlamentar...
Michel Tarran TIRANA- Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për protestat masive studentore të cilat po zhvillohen n&eum...
Erion Veliaj TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Instituci...
Pamje TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur biznesmenin Arbër Abazi, në kuadër të hetimeve që lidh...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Fotografi nga arkivi. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në rastin e vrasjes së Arlin...
Pandeli Carapuli TIRANA- Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avo...
Belinda Balluku TIRANA- Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë s...
Kryeministri Edi Rama TIRANA- Këshilli i Ministrave pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar dhe miratuar Paketën Fiskale dhe Bux...