https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
‘Unë nuk them asgjë, kam shumë frikë’, arrestohet shqiptari në Itali, ruante 50 kg drogë në një garazh
24 July 2021, 12:28Nga DOSJA
ITALI- Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Legnanos në Itali pasi u kap me 50 kg marijuanë.
”Unë nuk them asgjë, kam shumë frikë”-ishin fjalët e para të shqiptarit, i cili nuk pranoi të përmendte asnjë emër, asnjë bashkëpunëtor.
Sipas mediave italiane, operacioni i kryer nga Guardia di Finanza i kryesuar nga prokurorja, Stefania Brusa. Në garazhin në të cilin shqiptari zotëronte kishte çelësat, u gjendën pesëdhjetë kilogramë marijuanë dhe hashash.
“Gjithë atë drogë e kam marrë nga disa bashkatdhetarë që jetojnë në Shqipëri. Mua më kërkuan vetëm ta mbaja në këmbim të 2500 eurove, nuk e di kush do ta kishte rimarrë atë.”- u shpreh 40-vjeçari.
Dhe në fakt droga e sekuestruar nuk ishte e frskët, pasi 44 kilogram marihuanë ishte pothuajse e gjitha e kalbur dhe 6 kilogramë hashash ishte i mykur brenda ndërtesës, për këtë arsye përgjegjësia e shqiptarit në vazhdim të hetimit mund të ulet.
Me sa duket ishte vetë pronari i garazhdit që zbuloi ‘thesarin e fshehur’ në garazh. Për dy vjet ai nuk ia kishte dhënë me qira askujt, ditët e fundit ai vendosi ta vinte në përdorim dhe para se të publikonte reklama mendoi se ishte më mirë të hidhte një vështrim se si ishte gjendja e tij. Duke u përballur me në një depo të vërtetë droge, ai vendosi të kontaktojë menjëherë policinë. Kur 40-vjeçari u afrua për të hapur qepenin, atij ju vunë menjëherë prangat nga policia.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHIJAK– Punonjësi i një karburanti në Shijak ka rënë pre e grabitjes, ku disa persona i kanë marrë xhiron ditore. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Fllakë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten, Linda Rama kanë darkuar me familjen e artistes shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa dhe fami...
GJIROKASTËR- Persona të paidentifikuar kanë hapur memorialin e ngritur për ushtarët e rënë grekë në Dropull, ndërsa Policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet...
TIRANË– Dy predha janë gjetur në zonën e Gërdecit në Tiranë, të cilat janë larguar nga xheniot gjatë një operacioni të koordinuar nga prefekti i kryeqyteti...
Aktualitet24 July 2021, 11:11
Top Channel ka siguruar dosjen e dëshmive të dy personave të vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi dyshohet se janë pjesë e një grupi trafikantësh që fusin ...
DURRËS– Pushimet verore rrisin numrin e udhëtarëve që mbërrijnë në portin e Durrësit, duke shënuar mijëra qytetarë që kanë hyrë në territorin shqipta...
TIRANË- Meterologia Adiola Bani në një intervistë të dhënë për Fax News, ka zbuluar se javën e ardhshme, pritet që të ketë një rritje të ndjeshme të temper...