19 October 2026, 18:32
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Zëvendësministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, ka deklaruar se situata gjatë protestës në Tiranë është nën kontroll. Gjatë një deklarate ajo u ka bërë thirrje të rinjve të largohen nga dhuna. Më tej, Ruseti ka paralajmëruar se shkeljet e ligjit mund të sjellin përgjegjësi penale, edhe për të miturit, në përputhje me moshën dhe veprën e kryer.
Ajo theksoi se Policia e Shtetit vijon detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Kjo duke shtuar se e drejta për të protestuar nuk i përjashton individët nga përgjegjësia për veprime të dhunshme.
“Dua të theksoj se, pavarësisht akteve të veçuara të dhunës të regjistruara deri në këto orë të pasdites, përfshirë sulmin ndaj Gjykatës së Apelit në Tiranë, situata është nën kontroll dhe Policia e Shtetit është në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Megjithatë, disa të rinj vijojnë të përfshihen në veprime të dhunshme. Për këtë arsye, sot u drejtohemi atyre dhe familjeve të tyre me një mesazh të qartë mbi pasojat ligjore të këtyre veprimeve. Ushtrimi i së drejtës për të protestuar nuk i përjashton ata nga përgjegjësia individuale për dhunën ndaj qytetarëve dhe punonjësve të policisë, dëmtimin dhe shkatërrimin e pronës publike apo private, zjarrvënien, vjedhjen apo mbajtjen e paligjshme të armëve dhe mjeteve shpërthyese.
Të rinjtë dhe prindërit duhet të jenë të informuar se mosha e mitur nuk i përjashton automatikisht nga përgjegjësia penale. Sipas Kodit Penal, përgjegjësia penale për krimet fillon në moshën 14 vjeç, ndërsa për kundërvajtjet penale në moshën 16 vjeç. Përgjegjësia do të vlerësohet individualisht, mbi bazën e veprimeve dhe provave për secilin person, duke respektuar në çdo rast prezumimin e pafajësisë.
Askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e të tjerëve vetëm për faktin se ndodhej në të njëjtën protestë. Interesi më i lartë i fëmijës, e drejta për mbrojtje dhe trajtimi me dinjitet do të udhëheqin çdo veprim institucional të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të shtetit shqiptar.
Qëllimi ynë është një dhe i vetëm, të parandalojmë dëmtimin e të miturve dhe përfshirjen e mëtejshme të tyre në veprimtari të kundërligjshme.
Të rinjve që ndodhen pranë zonave të përplasjeve u bëjmë thirrje edhe një herë, largohuni nga dhuna! Mos lejoni që nxitja e dikujt tjetër, presioni i grupit apo thirrje në rrjetet sociale t’ju çojë drejt veprimeve që mund të rrezikojnë jetën tuaj dhe të të tjerëve! Ushtrojeni të drejtën tuaj për protestë në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi”, tha zëvendësministrja e Brendshme, Anisa Ruseti./Dosja.al
Ministria e brendshme
Aktualitet
19 October 2026, 18:23
G.M
pamje
TIRANË- Proetsta në Tiranë prej disa ditësh ka marrë përmasa të dhunshme. Në ditën e shtatë të re...
Aktualitet
19 October 2026, 18:13
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sërish në bulevard, ndërsa kanë nisur edhe tensionet e para. Pas hedhjes së kapsollave,...
Aktualitet
19 October 2026, 18:04
G.M
pamje
FRANCË- Protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' në Tiranë, ku numri i pro...
Aktualitet
19 October 2026, 18:01
E.d
Pamje
TIRANA- Policia ka arrestuar 68 persona dhe ka proceduaar penalisht 22 të tjerë, në lidhje me tubimin e ditës së djeshme. P&eum...
Aktualitet
19 October 2026, 17:52
E.d
Pamje
TIRANA- Gazeta britanike "The Guardian" i ka kushtuar një artikull protestave në Shqipëri dhe polemikave rreth projektit të re...
Aktualitet
19 October 2026, 17:39
E.d
Pamje
TIRANA- Një grup prej 735 pedagogësh, akademikësh dhe figurash të njohura të jetës publike i kanë drejtuar një t...
Aktualitet
19 October 2026, 17:28
G.M
pamje
TIRANË- Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e shtatë radhazi, ndërsa studentët dhe qytetarët vijojn&eu...
Aktualitet
19 October 2026, 17:10
E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias ka reaguar ndaj rasteve të dhunës, intimidimit dhe pengimit t&...
Aktualitet
19 October 2026, 17:02
E.d
Foto ilustruse
Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur javën në rënie të mëtejshme dhe ka prekur një minimum të ri histor...
Aktualitet
19 October 2026, 16:53
E.d
Pamje
TIRANA- Policia ka arrestuar ditën e sotme pesë persona dhe ka shpallur në kërkim 15 të tjerë. Përmes një njofti...