19 October 2026, 17:39
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Një grup prej 735 pedagogësh, akademikësh dhe figurash të njohura të jetës publike i kanë drejtuar një thirrje të fortë qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe formimin e një qeverie kujdestare. Përmes një deklarate me pesë pika, të iniciuar nga Forumi për Dialog Politik, firmëtarët shprehin shqetësimin për dhunën e ushtruar ndaj studentëve gjatë protestave.
Në kuadër të kësaj, ata kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të saj, respektimin e lirive themelore dhe një zgjidhje politike për situatën e krijuar në vend. Ata u bëjnë thirrje Policisë së Shtetit dhe strukturave të rendit të ndalin përdorimin e dhunës ndaj studentëve dhe të mos zbatojnë urdhra të paligjshëm.
5 Pikat e Deklaratës së Akademikëve:
I bëhet thirrje kryeministrit t’i hapë rrugë paqëtimit të vendit duke dhënë dorëheqjen. Kërkohet krijimi i një qeverie kujdestare për të siguruar stabilitetin institucional dhe respektuar vullnetin qytetar.
Policisë së Shtetit dhe trupave të rendit u kërkohet të ndalin menjëherë aktet e dhunës ndaj studentëve dhe të refuzojnë prerazi zbatimin e urdhrave të paligjshëm.
Përfaqësive diplomatike në Tiranë u kërkohet të ndërhyjnë publikisht për të ndalur shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore.
Protestuesve u bëhet thirrje të ruajnë bizneset dhe pronën publike e private, duke i hequr regjimit çdo alibi apo pretekst për të ushtruar dhunë e për të delegjitimuar revoltën.
Qytetarëve të Tiranës u kërkohet t’u dalin në zot të rinjve e të bëhen mburojë ndaj dhunës shtetërore, njëlloj si në ditët historike të rënies së diktaturës./Dosja.al
protesta
Aktualitet
19 October 2026, 17:28
G.M
pamje
TIRANË- Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e shtatë radhazi, ndërsa studentët dhe qytetarët vijojn&eu...
Aktualitet
19 October 2026, 17:10
E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias ka reaguar ndaj rasteve të dhunës, intimidimit dhe pengimit t&...
Aktualitet
19 October 2026, 17:02
E.d
Foto ilustruse
Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur javën në rënie të mëtejshme dhe ka prekur një minimum të ri histor...
Aktualitet
19 October 2026, 16:53
E.d
Pamje
TIRANA- Policia ka arrestuar ditën e sotme pesë persona dhe ka shpallur në kërkim 15 të tjerë. Përmes një njofti...
Aktualitet
19 October 2026, 16:45
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit që ndodheshin në Parkun Rinia në Tiranë janë përballur me ndërhyrjen e policisë, e cila ka ...
Aktualitet
19 October 2026, 16:31
E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Akademikë dhe hulumtues shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit kanë rikonfirmuar mbës...
Aktualitet
19 October 2026, 16:05
E.d
Pamje
TIRANA- Tensione dhe debate verbale janë shënuar para Kryeministrisë, ku dy protestuese kanë kundërshtuar veprimet e policis&eu...
Aktualitet
19 October 2026, 15:56
E.d
Pamje
TIRANA- Një tjetër rast dhune është shënuar ditën e sotme, pranë zonën e Parkut Rinia. Një efektiv police k...
Aktualitet
19 October 2026, 15:51
E.d
Pamje
TIRANA- Policia është tërhequr nga bulevardi përpara Kryeministrisë, duke u krijuar mundësinë protestuesve të af...
Aktualitet
19 October 2026, 15:36
E.d
Pamje
Protestat kundër Qeverisë së Shqipërisë vazhdojnë edhe sot, më 19 tetor, për të shtatën ditë radh...