https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Dhunë me sende të forta ndaj babait dhe gruas, vjedhje dhe kanabis, bien në pranga 7 persona në Tiranë (DETAJE)
18 July 2021, 06:41Nga DOSJA
TIRANË– Shtatë persona janë arrestuar gjatë 24-orëve të fundit në Tiranë, pasi akuzohen për dhunë në familje, aksident, drejtim makine në gjendje të dehur edhe kanabis.
Policia bën me dije se një 40-vjeçar është arrestuat pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Për të njëjtën vepër penale është arrestuar edhe një 69-vjeçar Sh. Gj. Po ashtu, një 40-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka goditur me sende të forta babanë e tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Xh., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Gj., 69 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 40 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta babanë e tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale Y. F., 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi farash kanabisi dhe një dorezë metalike.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
N. B., 68 vjeç, pasi ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
A. A., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
S. D., 20 vjeç dhe A. L., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.
Më datë 17.07.2021, në rrugën “Mustafa Lita”, Paskuqan, Kamëz, kanë vjedhur një shumë parash në banesen e shtetasit K. H. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(kle.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KRUJË- Një makinë në pronësi të personi me iniciale S.Sh ka marrë flakë gjatë natës në Krujë. Policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20, ...
ITALI-Një krim i rëndë tronditi ditën e djeshme qytetin e Lecces, ku një ish-bankier 69-vjeçar u ekzekutua duke nxjerrë para në një bankomat, në sy të gr...
Kur flitet për një valutë dhe një infrastrukturë që është e gjitha virtuale, një nga çështjet më të rëndësishme është siguria e informacionit. A janë të ...
TIRANË-Që nga 1 shtatori 2020, ka hyrë në fuqi ligji “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”. Miratimi i këtij ligj...
Tendenca globale e investimit në kriptovaluta ka përfshirë edhe Shqipërinë. Shumë investitorë, sidomos të rinj, po i shohin këto instrumente si një shans për t’...
TIRANË– Pasioni për ‘Tik Tok’ ka detyruar një të ri që të ngjitet sipër makinës dhe të kërcejë. Rastin e fundit ekstrem e sjell faqja “Aksidentet Rrugore” ...
BRITANI E MADHE– Një 27 vjeçar, i identifikuar si Tony Green është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për vrasjen e shqiptarit, Shkëlzen Taka....
TIRANË– Një aksident pa pasoja të rënda në njerëz ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë mbikalimit të Rinasit.Në pamjet e publikuara nga ‘faxnews’ shihet që ng...