Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Gjatë kontrolleve të kryera në zonë, grupi hetimor ka gjetur gëzhoja që dyshohet se i përkasin së njëjtës armë zjarri të tipit TT, e cila u gjet në oborrin e banesës ditën e ngjarjes. Ky zbulim ka orientuar hetimet drejt një piste të re, sipas së cilës 62-vjeçari mund të jetë qëlluar fillimisht në distancë, ndërsa plumbin fatal mund ta ketë marrë në oborrin e banesës.

BULQIZË- Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku, i cili humbi jetën më 3 nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës. Hetuesit kanë zbuluar disa gëzhoja të tjera në një distancë prej 500-600 metrash nga banesa e viktimës, duke ngritur dyshime se ai mund të jetë ndjekur dhe qëlluar disa herë me armë zjarri.
Gjatë kontrolleve të kryera në zonë, grupi hetimor ka gjetur gëzhoja që dyshohet se i përkasin së njëjtës armë zjarri të tipit TT, e cila u gjet në oborrin e banesës ditën e ngjarjes. Ky zbulim ka orientuar hetimet drejt një piste të re, sipas së cilës 62-vjeçari mund të jetë qëlluar fillimisht në distancë, ndërsa plumbin fatal mund ta ketë marrë në oborrin e banesës.
Gëzhojat e sekuestruara janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore në Tiranë, ku do t'i nënshtrohen ekspertizës balistike për të përcaktuar nëse janë shkrepur nga e njëjta pistoletë. Ndërkohë, Sadete dhe Gazmir Fiku, nënë e bir, të cilët janë të vetmit persona të dyshuar deri më tani për ngjarjen, kanë dalë para Gjykatës së Dibrës, ku kanë mohuar përfshirjen në vrasje. Megjithatë, gjykata vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest në burg”.
Para gjykatës, ata kanë deklaruar fillimisht se Urim Fiku ishte sulmuar nga një kafshë e egër, dyshuar si ari. Sipas versionit të tyre, 62-vjeçari ishte kthyer pranë banesës i dëmtuar nga sulmi dhe në kushtet e një tronditjeje të rëndë psikologjike, kishte marrë pistoletën dhe kishte qëlluar veten në oborr. Megjithatë, deklarimet e nënë e bir kanë pasur mospërputhje.
Një tjetër element që po verifikohet nga hetuesit është edhe dëshmia e Gazmir Fikut, djalit të viktimës. Ai ka deklaruar se në momentin e ngjarjes ndodhej në Bulqizë, në zyrën e tij të punës, ku ushtron detyrën si përgjegjës i një sektori pranë OSHEE-së. Ndërkohë, pritet që ekspertiza balistike e gëzhojave të gjetura së fundmi, së bashku me provat e tjera të administruara nga grupi hetimor, të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive për vdekjen e 62-vjeçarit./Dosja.al
TIRANË- SPAK ka zbardhur pasuritë e sekuestruara në kuadër të hetimit ndaj organizatës kriminale të Franc Çopjas...
TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, pjesë e grupit kriminal të Franc Çopjas dhe Ervis...
ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi në Athinë i 43-vjeçarit shqiptar Nikolin Pali, i dënuar në mu...
TIRANË- Një tjetër produkt i tregtuar në Shqipëri po tërhiqet nga tregu pas një sinjalizimi nga jashtë vendit.&nbs...
makina e djegur ELBASAN- Policia e Elbasanit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para t&eum...
kanabisi SHKODËR- Dy vëllezër, 49 dhe 57 vjeç, janë arrestuar nga policia e Shkodër, si dhe është shpallur në k...
TIRANË- Gazetarët dhe subjektet mediatike në Shqipëri vijojnë të përballen me padi të pabazuara për shpifje, ...
Mjegulla KUKËS- Mjegulla e dendur ka përfshirë që në orët e para të mëngjesit qytetin e Kukësit dhe zonat p&...
TIRANË- Studentët do të zhvillojnë këtë të shtunë protestën kombëtare në orën 14:00 para Minis...
TIRANË- Në të njëjtën fundjavë, dy kryeqytete të Ballkanit dhanë dy pamje të ndryshme të fuqisë s&e...