7 November 2026, 10:44
Nga E. D

TIRANË- SPAK ka zbardhur pasuritë e sekuestruara në kuadër të hetimit ndaj organizatës kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, e dyshuar për trafikimin e të paktën 60.7 tonëve kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës gjatë viteve 2019-2021. Në kuadër të procedimit penal nr. 187/2023, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestron preventive mbi një sërë pasurish që kanë origjinë nga aktiviteti kriminal.
Në listën e aseteve të sekuestruara përfshihen resorte turistike, vila luksoze, toka, kapanone industriale, kompani, automjete dhe llogari bankare. Sipas SPAK, vlera totale e pasurive dhe shumave monetare të sekuestruara llogaritet në rreth 9.18 milionë euro.
Një prej pasurive të goditura është resorti “Ajman Park” në Xhafzotaj të Durrësit, i lidhur me Fadil Ballën. Kompleksi përfshin hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente të tjera tregtare. Investimi në këtë resort arrin në 463.1 milionë lekë. Po ashtu, është sekuestruar edhe një vilë luksoze në kompleksin turistik “Ionian Olea”, në Dhërmi, e tipit “Elysian”, me vlerë tregu të vlerësuar në 1 milion euro.
Në listën e pasurive të sekuestruara është edhe “Solis Farm”, në fshatin Mumajes, në Baldushk të Tiranës, një aktivitet që ushtron veprimtari në fushën e agroturizmit, hotelerisë, akomodimit dhe shërbimeve bar-restorant. Sekuestroja përfshin 100% të kuotave të kompanisë, pasuritë e paluajtshme ku zhvillohet aktiviteti, godinën e restorantit dhe pajisjet e orenditë e saj.
Po ashtu është sekuestruar një llogari bankare pranë Raiffeisen Bank, në emër të një shtetaseje të lidhur me hetimin, me gjendje prej 71,268 eurosh. SPAK ka vendosur sekuestro edhe mbi disa pasuri të paluajtshme në zonën e Sharrës, në Tiranë, në emër të Albin Çelës dhe në bashkëpronësi.
Bëhet fjalë për disa parcela ku janë ndërtuar kapanone industriale dhe objekte për ushtrimin e aktivitetit tregtar, si dhe për një vilë të porositur pranë kompanisë “NG Structures”, për të cilën ishte kryer parapagimi. Në sekuestro janë përfshirë edhe interesat ekonomikë në kompaninë “Giam Konstruksion”, me aktivitet në Kavajë.
Në emër të Riza Çelës është sekuestruar një sipërfaqe toke prej 5,900 metrash katrorë në zonën kadastrale 3321. Sipas SPAK, Albin Çela dhe Riza Çela kanë investuar mbi 50 milionë lekë për blerjen e tokave, ndërsa kostoja e ndërtimit të katër objekteve mbi këto sipërfaqe vlerësohet në më shumë se 1.2 milionë euro.
Një tjetër pasuri e goditur është kompania “Check Company” sh.p.k., në pronësi të shtetasit Franc Çopja, ku janë sekuestruar 100% e kuotave të kapitalit, si dhe 25 automjete të regjistruara në emër të shoqërisë. Vlera e mjeteve, arrin në 69.9 milionë lekë. Përveç pasurive të paluajtshme dhe bizneseve, gjatë hetimit është sekuestruar edhe një shumë prej 130 mijë eurosh cash, si dhe automjete e sende të tjera me vlerë.
PJESË NGA NJOFTIMI I SPAK:
Sekuestrimet
Pjesë e rëndësishme e hetimit ka qenë edhe identifikimi dhe sekuestrimi i pasurive që mund të zotëronin të pandehurit e hetuar dhe familjarët e tyre, ë cilat dyshohet se kishin origjinë kriminale.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurimit ‘sekuestro preventive’ mbi pasuri të subjekteve të hetimit apo edhe personave të lidhur si më poshtë:
1.Subjekti tregtar “Solis FARM”, që ushtron aktivitet në fushën e agroturizmit, akomodimit, hotelerisë dhe shërbimeve bar-restorant, si dhe mbi pasuritë dhe asetet që lidhen me ushtrimin e këtij aktiviteti, konkretisht:
2.100% e kuotave të operatorit ekonomik “SOLIS FARM”, me adresë ushtrimi aktiviteti në fshatin Mumajes, Njësia Administrative Baldushk, Tiranë (Kodra e Kishës).
3. Pasuria e paluajtshme nr. 128/8, volumi 3, faqe 172, Zona Kadastrale 2736, e ndodhur në Mumajes, Baldushk, Tiranë.
4. Pasuria e paluajtshme nr. 121/8, volumi 3, faqe 172, Zona Kadastrale 2736, e ndodhur në Mumajes, Baldushk, pjesë e operatorit ekonomik “SOLIS FARM”.
5. Godina e shërbimit restorant, së bashku me të gjitha ambientet e saj të brendshme dhe të jashtme, si dhe të gjitha sendet, pajisjet dhe orenditë e ndodhura në këto ambiente.
6. Llogaria bankare pranë Raiffeisen Bank, në emër të shtetases D.Gj., me gjendje monetare prej 71.268,44 euro.
Në emër të shtetasit Albin Çela dhe në bashkëpronësi:
1. Pasuria nr. 348/37, vol. 23, faqe 164, ZK 3321, me status aktiv, e ndodhur në Sharrë, Tiranë, mbi të cilën janë ndërtuar kapanone industrialë dhe ndërtesa për ushtrimin e aktivitetit tregtar.
2.Pasuria nr. 348/38, vol. 23, faqe 165, ZK 3321, Sharrë, Tiranë.
3.Pasuria nr. 349/47, vol. 12, faqe 5, ZK 3321, në Sharrë,
4.Pasuria nr. 348/29, vol. 15, faqe 33, ZK 3321, Sharrë, Tiranë.
5.Pasuria nr. 348/43, vol. 11, faqe 245, ZK 3321, Sharrë, Tiranë
6.Pasuria nr. 349/45, vol. 12, faqe 3, ZK 3321, në pronësi të Albin Çelës dhe A. Ç, Sharrë, Tiranë.
7.Një vilë e porositur pranë shoqërisë sipërmarrëse “NG STRUCTURES” sh.p.k., për të cilën është faturuar parapagimi.
8. Interesat ekonomikë në shoqërinë “Giam Konstruksion” sh.p.k., me NIPT L73106801V, përfshirë kuotat dhe aksionet e saj, me adresë aktiviteti në Agonas, Kavajë.
Në emër të shtetasit Riza Çela:
1. Pasuria nr. 348/14, vol. 2, faqe 110, ZK 3321, me sipërfaqe 5.900 m², e kategorisë “Arë”.
Vlerësimi financiar i investimeve
Referuar aktit të ekspertimit, rezulton se shtetasit Albin Çela dhe Riza Çela kanë investuar në blerjen e tokave një vlerë që tejkalon 50.000.000.00 lekë, ndërsa kostoja e ndërtimit të katër objekteve të ngritura mbi këto sipërfaqe toke vlerësohet në mbi 1.200.000 euro.
Pasuri të sekuestruara shtetasit Fadil Balla:
1. AJMAN PARK”, resort në Xhafzotaj, Durrës, që përfshin hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente të tjera tregtare, si dhe interesat e lidhura me shoqërinë “AMR”. Referuar aktit të ekspertimit teknik-vlerësues, vlera e investimit në këtë resort arrin në 463.126.800 lekë.
2. Pasuria e llojit vilë dykatëshe, tip “ELYSIAN”, me nr. L1, pjesë e kompleksit turistik “Ionian Olea”, e ndodhur në bregdetin e Dhërmiut, Bashkia Himarë, me sipërfaqe 103 m² në katin përdhe, 110 m² në katin e parë, 18.1 m² ballkone dhe 26.6 m² verandë, si dhe me parcelën në dispozicion të saj, me sipërfaqe totale rreth 378.2 m². Sipas vlerësimit të referuar, pasuria ka një vlerë tregu prej 1,000,000 euro.
Pasuri të sekuestruar shtetasit F.C
1.100% e kuotave të kapitalit të shoqërisë tregtare “Check Company” Sh.p.k., me seli në Rrugën e Dibrës, Tiranë, si dhe 25 (njëzet e pesë) mjete motorike të regjistruara në pronësi të kësaj shoqërie, me një vlerë totale prej 69,973,223 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e dyqind e njëzet e tre) lekësh, vlerë e cila përfaqëson çmimin fillestar të blerjes së mjeteve motorike, duke zbritur amortizimin e akumuluar deri në momentin e vlerësimit.
Vlera e sekuestrimeve
Është sekuestruar një shumë monetare „në cash“, në vlerën prej 130,000 (njëqind e tridhjetë mijë) eurosh, si dhe automjete dhe sende të tjera me vlerë.
Vlera totale e pasurive dhe e shumave monetare të sekuestruara përllogaritet afërsisht në 9,181,000.00 (9 milionë e 181 mijë euro)./Dosja.al
organizata kriminale e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës
Aktualitet
7 November 2026, 10:01
E. D
TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, pjesë e grupit kriminal të Franc Çopjas dhe Ervis...
Aktualitet
7 November 2026, 09:58
E. D
ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi në Athinë i 43-vjeçarit shqiptar Nikolin Pali, i dënuar në mu...
Aktualitet
7 November 2026, 09:44
E. D
TIRANË- Një tjetër produkt i tregtuar në Shqipëri po tërhiqet nga tregu pas një sinjalizimi nga jashtë vendit.&nbs...
Aktualitet
7 November 2026, 09:39
E. D
makina e djegur
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para t&eum...
Aktualitet
7 November 2026, 09:19
E. D
kanabisi
SHKODËR- Dy vëllezër, 49 dhe 57 vjeç, janë arrestuar nga policia e Shkodër, si dhe është shpallur në k...
Aktualitet
7 November 2026, 09:17
E. D
TIRANË- Gazetarët dhe subjektet mediatike në Shqipëri vijojnë të përballen me padi të pabazuara për shpifje, ...
Aktualitet
7 November 2026, 08:32
E. D
Mjegulla
KUKËS- Mjegulla e dendur ka përfshirë që në orët e para të mëngjesit qytetin e Kukësit dhe zonat p&...
Aktualitet
7 November 2026, 07:58
E. D
TIRANË- Studentët do të zhvillojnë këtë të shtunë protestën kombëtare në orën 14:00 para Minis...
Aktualitet
7 November 2026, 07:28
E. D
TIRANË- Në të njëjtën fundjavë, dy kryeqytete të Ballkanit dhanë dy pamje të ndryshme të fuqisë s&e...
Aktualitet
7 November 2026, 07:16
E. D
Një grua e re, që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më von&...