Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Teliti tha se Bashkia e Tiranës duhej të ishte njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për transferimin e kryebashkiakut.
TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë, Dorian Teliti, ka reaguar ashpër për transferimin e Erion Veliajt drejt burgut të Fierit, por edhe për dhunën barbare të ushtruar ndaj studentëve gjatë protestave kundër qeverisë Rama. Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Teliti tha se Bashkia e Tiranës duhej të ishte njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për transferimin e kryebashkiakut.
Teliti foli edhe për protestat, ku kërkoi reagim për personat që janë dhunuar barbarisht nga policia, përfshirë një të ri që ka pësuar frakturë në këmbë nga goditja me shkop gome. Teliti ngriti gjithashtu shqetësime për kushtet e studentëve, mungesën e strehimit dhe problematikat e transportit publik.
“Ajo që dua të diskutoj, dua të ndalem te problemet dhe fati i kësaj bashkie. Halit Valteri tha: ‘U rrëmbye kryetari i Bashkisë së Tiranës’. Po, e vërtetë. Dua të di se kush rrëmbehet dhe kush janë ata që japin urdhra dhe e konsiderojnë Bashkinë e Tiranës aq zhele, sa marrin atë që duhet ta kishin larguar siç duhet, dhe pse ai u kthye nga Kushtetuesja në krye të bashkisë. Nuk e kam hallin te Veliaj, se ai duhet të paguajë për ato para të vjedhura që iu gjetën të mykura. Por duhet të jepet llogari për Bashkinë e Tiranës. Na duhet reagim për ata të rinj që kanë ngrënë shkopinj gome në protestë. Për atë të riun që iu thye këmba nga shkopi i gomës, apo për ata të rinj që janë rrahur.
Ju shumë mirë që flisni për Erion Veliajn, por flisni edhe për qytetarin e thjeshtë, për atë njeri që nuk ka shpresë. Ka vend për të futur emigrantët, por jo studentët në konviktet tona. Flasim për problematikat e transportit, apo edhe për protestën e studentëve që po mbahet tani para Ministrisë së Arsimit. Të flasim për atë qytetarin e pafajshëm, që nuk i janë mykur eurot në xhep, sepse nuk ka. Sot në bulevard protestojnë të rinjtë, prej 15 ditësh, sepse nuk kanë shtëpi. Nuk kanë ku të rrinë. Për këtë duhet të flasim këtu. Kur futem në këtë sallë, ndiej lloj-lloj parfumesh të shtrenjta. Nëse i keni blerë me para korrupsioni, haram i paçi! Duhet të ngriheni të shkojmë në protestë. I ftoj të gjithë: ngrini menderen nga karrigia dhe bashkojuni protestës”, tha Teliti./Dosja.al
Ajola Xoxa FIER- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa së bashku me nënën e Veliajt, Shqiponjën, kanë ...
Monika Kryemadhi TIRANA- Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj saj dhe ish-presidentit Ilir Meta. Gjat...
Pamje TIRANA- Partia Socialiste ka kërkuar pas seancës së sotme plenare përjashtimin me 10 ditë të liderit të opozitës...
Bledi Çuçi TIRANA- Deputeti socialist, Bledi Çuçi ka refuzuar t'i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur kër...
Ilir Meta TIRANA- Debatet për bojkotin e avokatëve kanë sjellë sërish tensione në Gjykatën e Posaçme, gjatë sea...
Taulant Balla TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur pwr transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Dur...
Foto ilustruse Transferimi i Erion Veliajt në Fier ka shkaktuar përplasje brenda Partisë Socialiste. Sipas burimeve të gazetarit të T...
Marjana Koçeku TIRANA- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka deklaruar se seanca e zhvilluar ditën e sotme në Kuvend ishte një s...
Marjana Koçeku TIRANA- Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka akuzuar mazhorancën socialiste se po miraton me shpejtë...
TIRANË- Disa deputetë të Partisë Demokratike janë paraqitur në seancën plenare me njërin sy të fashuar, në sh...