Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje
23 Nënt...
Aktualitet
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për gjobëvënie, i njëjti biznesmen ishte sulmuar edhe më parë
Ngjarja u regjistrua rreth orës 04:30, kur dy persona, të cilët lëviznin me një motoçikletë, iu afruan biznesit dhe vendosën një mekanizëm shpërthyes në ambientet e tij.
24 November 2026, 15:25Nga E.d
Pamje nga vendngjarja
GREQI- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur orët e para të mëngjesit në lagjen Nea Jonia të Athinës, ku objektiv i një sulmi me eksploziv ka qenë një lokal në pronësi të një shqiptari. Ngjarja u regjistrua rreth orës 04:30, kur dy persona, të cilët lëviznin me një motoçikletë, iu afruan biznesit dhe vendosën një mekanizëm shpërthyes në ambientet e tij.
Nga shpërthimi, lokali pësoi dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa vala goditëse shkaktoi dëmtime edhe në bizneset përreth dhe automjetet e parkuara. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas dëshmive dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, autorët ishin dy persona të veshur me të zeza dhe me kaska mbrojtëse. Pas vendosjes së eksplozivit, ata u larguan me motoçikletë.
Një nga pistat që po shqyrtojnë hetuesit është ajo e një konflikti të mundshëm kriminal ose gjobëvënies, megjithatë motivi i sulmit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e policisë është fakti se i njëjti pronar kishte qenë objektiv edhe i një sulmi të mëparshëm.
Më 13 nëntor, një lavazh makinash që i atribuohet të njëjtit pronar, në rrugën Liosion të Athinës, ishte sulmuar me zjarrvënie dhe ishte dëmtuar rëndë. Policia greke po heton nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe nëse pas tyre qëndrojnë të njëjtët persona./Dosja.al