https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
ME VIDEO: Të armatosur me kallashnikovë dhe me shkopinj në duar, 4 persona futen në lokal dhe rrahin të riun në Fushë-Kru
19 February 2021, 09:28Nga DOSJA
FUSHË KRUJË- 4 persona me maska dhe të armatosur me kallashnikov, pistoletë dhe me shkopinj bejsbolli kanë dhunuar një të ri brenda një lokali. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e ‘Bakushe Visha’ vetëm 2 ditë më parë. Të rinjtë e maskuar kanë zbritur nga një makinë dhe janë futur në lokal me armë në duar duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin.
Më pas, ata kanë kapur një të ri dhe pasi e kanë tërhequr zvarrë kanë nisur ta godasin. Ajo që bie në sy është fakti që edhe të gjithë të tjerët qëndrojnë pa lëvizur dhe i ardhur në ndihmë të riut që po dhunohej. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu, i cili ka rënë pre e dhunës, quhet Elvis Elezi, banor i lagjes ku ka ndodhur ngjarja.
Edhe një vit më parë ai ka qenë pre e një sulmi me lëndë plasësë, pasi një sasi eksplosivi iu hodh në banesë, por fatmirësisht nuk shkaktoi të lënduar. I riu ka qenë i arrestuar më parë për trafik droge në Kroaci, por ka disa vjet që ka dalë nga burgu. Aktualisht është i papunë dhe është prind i një fëmije të vogël.
Ndërkohë për ngjarjen, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi, ndërsa Policia e Durrësit ka sjellë njoftimin për ngjarjen vetëm pasi u publikua në media. Megjithatë vlen të theksohet fakti që dhunimi i Elezit ka ndodhur rreth orës 20:45, kur ora policore nis që në 20:00. Si ka mundësi që ky lokal ishte ende hapur?
(a.b.k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË–Dy punëtorë kanë mbetur të plagosur në Lezhë pasi janë aksidentuar në punë mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites, teks...
TIRANË– Tre infermieret dhe sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” kërkojnë lirinë. Pasi Gjykata e Shkallës së Parë la në burg për 45 ditë: sanitaren Rukije...
TIRANË– Sherr mes disa personave ka ndodhur pranë ambieteve të Fakultetit të Juridikut në Tiranë. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke sjellë edh...
DURRËS– Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në Durrës. Për pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin...
TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta, ka kujtuar 90 vjetorin e vdekjes së albanologut Milan Šufflay, i cili sakrifikoi jetën e tij për të hedhur dri...
KRUJË– Digjet gjatë natës në Krujë makina e sekretarit të gjyqtares Enkelejda Hoxha, Igli Kani. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mjeti i Kanit tip “BMW...